Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | 36
(1-65)
Kush mbështetet në këto trajtime të Tij ai zakonet e veta i ka shndërruar në adhurim dhe prej këtij morali mbushet shpirtërisht. Të mbështetesh dhe të veprosh duke marrë shembull nga ai, qoftë edhe në një sjellje të vogël, ajo ta përkujton Atë, duke të shndritur shpirtin.

Brenda synneteve të Pejgamberit (a.s.), më të rëndësishmet janë shenjat e fesë Islame. Ato janë juridikë dhe në to ka "hak" i gjithë populli dhe ky rit quhet adhurim popullor, si p.sh. edhe pse atë e ka krijuar një person, siç është Ezani Muhammedi, prej tij ka dobi i gjithë populli dhe nga braktisja e Tij ai mban përgjegjësi. Në këto synnete s’mund të hyjë hipokrizia dhe kjo është një shenjë njoftimi, megjithëse për këtë nuk ka urdhëruar Zoti xh.sh.. Kjo ka një rëndësi më të madhe se sa farzet individuale.

Pika e shtatë: Synneti i Pejgamberit është një moral, një sjellje dhe një arsye e bukur për t’u larguar nga gjërat e mëkatshme. Nuk ka asnjë çështje të vogël të Tij, që të mos ketë një Dritë apo moral të pastër. I Dërguari Fisnik ka thënë:

"Mua All-llahu xh.sh. më ka edukuar me sjelljet më të bukura".

Kush ka lexuar jetën e Tij dhe kush ka studiuar synnetin e Tij, me të vërtetë e ka kuptuar se të gjithë Moralin e Lartë,

All-llahu xh.sh. e ka përmbledhur në të Dashurin e Tij. Kush braktis synnetin e Tij, ai patjetër ka humbur moralin dhe do të përballet me këtë fjalë:

“I pasjellshmi bëhet i vobektë prej mëshirës së All-llahut xh.sh.”; duke rënë në një gropë të thellë imoraliteti dhe paturpësie.

Nuk ka ze