Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | 39
(1-65)

Sundimi dhe Mbretërimi i Tij arrin deri tek Arshi i Madh dhe Urdhëri i Tij zbatohet nga të gjithë ushtarët, në qiell dhe në tokë. Ai në çast mund t’i sjellë rreth Teje shërbëtorët e përulur dhe t’i urdhërojë që të dëgjojnë Ty. Ata e pranojnë këtë shans me kënaqësi". Pra në Kushtetutën e Muhammedit (a.s.) dhe në synnetin e Ahmedit (a.s.) nuk ka asnjë çështje që të mos ketë sado pak dobi. Unë me varfërinë dhe me dobësinë time dëshmoj dhe jam gati për tua vërtetuar. Për këto çështje kam shkruar gati shtatë-tetëdhjetë libra të Risale-i Nurit dhe në të gjitha jam përpjekur të pasqyroj ligjet e "sheriatit" dhe rrugën, synnetin e Pejgamberit (a.s.). Këto libra janë dëshmitarët e mi të vërtetë, aq sa mund të jenë tetëdhjetë dëshmitarë të drejtë. Sikur të isha edhe më i aftë, përveç këtyre librave, jo tetëdhjetë, por me mijëra libra të tjerë do të shkruaja për të pasqyruar dobitë e Tij. Kjo për vetë faktin se dobitë e Tij nuk kanë të sosur. Këtë e kam vërtetuar gjatë shkrimit të këtyre librave, ku sa herë që zbuloja një çështje, një tjetër edhe më e rëndësishme fillonte të shfaqej. Kjo tregon se çështjet e Ligjit të fesë dhe principet e synneteve të Muhammedit (a.s.), sidomos për sëmundjet shpirtërore e ato të mendjes dhe veçanërisht ato shoqërore, janë shumë të efektshme, sepse më kanë shëruar edhe mua. Përkundrazi principet dhe ligjet e filozofisë, vendin e sheriatit dhe të synneteve nuk mund ta zënë kurrë.

Unë kështu e di dhe jam i bindur, prandaj edhe dikujt i kam thënë se kush dyshon në dëshminë time, le të paraqitet dhe të lexojë librat e Risale-i Nurit. Si përfundim, Ligjeve dhe synnetit të këtij personi të ndershëm, t’iu kushtoni vëmendje sa të jetë e mundur. Sa më shumë, aq më mirë është për ju dhe aq më shumë dobi iu sjell për këtë jetë, po ashtu edhe për atë të përtejmen. Kjo është një kënaqësi e madhe, që ju do ta provoni.

Pika e nëntë: Çdo njeri nuk mund ta arrijë përjetimin e të gjitha shkallëve të synnetit të Pejgamberit (a.s.), sepse që ta ketë këtë shans duhet të bashkojë diturinë e thellë me devotshmërinë.Për ne është e rëndësishme, që të përpiqemi dhe të japim kontributin tonë, për ta forcuar këtë anë, që duke na parë neve edhe të tjerët ta pëlqejnë.

Nuk ka ze