Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | 40
(1-65)

Për të kryer farzet dhe vaxhibet e kemi të domosdoshme, por duhet të bëjmë edhe ibadetin e synneteve, megjithëse edhe kush nuk i bën nuk ka gjynahe, por humbet shumë nga sevapet. T’i ndryshosh ato është një gabim i madh, por që të mbështetësh në traditat dhe rregullat e Tij, do të thotë se traditat e tua i ke shndërruar në ibadet. Po nuk i bëre, nuk gjykohesh, por të pakësohet drita, prej Dritës së të Dashurit të All-llahut xh.sh.. Të bësh sugjerime në gjykimin e adhurimeve të Pejgamberit (a.s.) është "bid’at", i cili kundërshtohet me ajetin:

14)“Sot përsosa për ju fenë tuaj”.

Tarikatet (rrugë të devotshmërisë së shumëllojshme), kur nuk shmangen nga drejtësia e fesë islame me adhurimet e shumëllojshme të tyre, nuk prishin punë. Por në shumë vende të Risale-i Nurit kam thënë se kjo kohë, nuk është koha e tarikateve, sepse në këtë shekull me sulmimin e filozofëve materialistë, besimi është dobësuar dhe duhet ta forcosh atë me argumente shkencore. Mendimi i disa dijetarëve të fesë islame për këtë kategori njerëzish, është se kanë kaluar në "bid’at". Ky lloj "bid’ati" nuk është “bid’ati sejie”, i dëmshëm, por "hasene" (jo i keq). Përsëri me të drejtë, këtë gjë e ka përsëritur Imami i mijëvjeçarit të dytë Rabbaniu, kur thotë se, "Unë duke vizituar botërat e shpirtërave, kam vënë re se, ata që janë mbështetur në fjalët që janë transmetuar nga Resulull-llahu (a.s.), pra në synnetet e tij, shndrisin shumë. Disa rite të forta të adhurimit, që nuk mbështeteshin tek synneti i Pejgamberit (a.s.), nuk shkëlqejnë dhe me të parën nuk mund të krahasoheshin kurrë. Atëhere e kuptove se edhe vlera e adhurimeve që burojnë nga ky synnet i Pejgamberit (a.s.), ndikimin e kanë shumë të madh dhe të fortë. Kush kërkon nur (dritë), prej këtij synneti, i mjafton Drita e Tij. Nuk është e nevojshme që dikush të kërkojë dritë jashtë dritës së tij. Tani që e pe gjykimin e Heroit i cili është një person i ndershëm dhe ekspert i kësaj fushe, sipas pikëpamjeve të Imamit Rabbani del se synneti i Pejgamberit është guri themelor për të dy jetët, si dhe miniera e përsosmërisë.

Nuk ka ze