15)“O All-llah bëna t’i mbështetemi synnetit të Pejgamberit (a.s.). Zoti ynë, ne e besuam atë që e zbrite (shpalljen), e pasuam të Dërguarin (Isain), pra shënona bashkë me ata që dëshmojnë besimin e drejtë!”
Pika e dhjetë:
16)“Thuaj nëse e doni All-llahun, atëhere ejani pas meje, që All-llahu t’ju dojë”.
Në këtë ajet të mrekullueshëm ka shumë domethënie, sepse në këto fjalë janë përmbledhur shumë ide të vlefshme. Ky ajet thotë: "Në qoftë se besoni tek Zoti xh.sh., patjetër do ta doni Atë. Meqenëse do ta doni me të vërtetë, brenda dëshirës së Tij do të veproni, pra do të përpiqeni t’i ngjani Personit të Ndershëm, që Dashuria e Profetit (a.s.), bashkohet me Atë të All-llahut xh.sh.. Duke i ngjarë atij me vetëdije, duke iu përshtatur rrugës së tij dhe duke ndjekur synnetin, patjetër që edhe All-llahu xh.sh. do t’ju dojë me të vërtetë. Për të fituar Dashurinë e All-llahut duhet ta duash atë, Pejgamberin (a.s.)".
Tani e kuptojmë se qëllimi më i lartë i njeriut është që të fitojë Dashurinë e
All-llahut xh.sh.. Ajeti i mësipërm tregon se rruga për të plotësuar këtë dëshirë kalon nëpërmjet mbështetjes në synnetin e Resulull-llahut (a.s.). Në këtë pozitë, në rast se vërtetojmë tre pika, e vërteta del në shesh plotësisht.