Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | 42
(1-65)

E para. Njerëzit janë krijuar mbi dashurinë e pafundme ndaj Krijuesit të Gjithësisë. Njeriun në ekzistencën e tij nuk mund ta ndash prej shkaqeve, të cilat do t’i japim më poshtë. Ai e do dashurinë, i do gjërat e bukura, por e dëshiron edhe përsosmërinë. Ndaj Bamirësit të tij mundohet të shprehë dhe të sqarojë dëshirën dhe zellin e tij. Sipas shkallës së bukurisë, përsosmërisë dhe bamirësive, dashuria i shtohet dhe shkon deri në kulmin e të gjitha dashurive. Në zemrën e vogël të këtij njeriu të imët, zë rrënjë një dashuri e tillë e madhe, sa ç’është e gjithë gjithësia.

Pra truri i njeriut që është një sënduk i zemrës, mban me mijëra libra, pothuaj një bibliotekë të tërë, ku vendi i mbajtjes nga pikëpamja materiale, nuk është më tepër se sa një kokërr gruri. Kjo tregon se kjo zemër kaq e vogël është në gjendje të përmbledhë në vetvete të gjithë gjithësinë. Në këtë rast, shkalla e dashurisë lartësohet shumë. Njeriu ka aftësi të pafundme për të adhuruar bukurinë, të bëjë bamirësi dhe të përsoset. Duke parë këto bukuri reale të gjithësisë, ai ka parë edhe Bukurinë e Vërtetë dhe të Pastër, tek e cila janë pasqyruar këto bukuri. Po kështu, tek këto qenie ku janë shpallur artet me të gjitha finesat e tyre të shumëllojshme dhe të përsosura, tregon se me një saktësi të padyshimtë, ato pasqyrohen tek Një i Përsosur Madhështor. Duke vazhduar më tej, tek këto qenie të gjalla tregohet një Bamirësi e Pafundme dhe e shumëllojshme dhe një njeri i mençur, tek të gjitha këto nimete të pafundme, do të shohë Mëshirën e Bamirësit të vërtetë. Patjetër që prej njeriut që është me një vetëdije universale, i gjendur, i dashur dhe i vëmendshëm, pritet një Dashuri e Pafundme. I takon njeriut që me një zell të madh ta dojë Krijuesin Madhështor, që është edhe Krijuesi i të gjitha qenieve të varfëra dhe të pafuqishme. Më tepër se askush tjetër, përballë Bukurisë së Pakufishme dhe Përsosmërisë së Pafundme si dhe Bamirësisë së Pashterrshme, njeriu karakterizohet nga një dëshirë dhe zell i madh. Përderisa njeriu besimtar, që e do jetën, përjetësinë dhe i beson ekzistencës së jetës së mbrapme, duhet ta dijë se këto qenie të lloj-llojshme të qendisura, janë një shkëlqim prej bukurisë së asaj jete dhe një thërrmi, prej aftësisë dhe dëshirës së All-llahut xh.sh.. Tek njeriu vihen re ndjeshmëri të ndryshme, që nuk janë tjetër veçse transformim i kësaj Dashurie.

Nuk ka ze