Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | 45
(1-65)

Pika e njëmbëdhjetë:

Kjo pikë përmban tre çështje:

E para burimet e synneteve të

Resulull-llahut (a.s.) janë tre: Fjalët, Veprat dhe Pozicioni i Tij. Edhe këta tre burime ndahen në tre të tjera: Farzet, Nafilet dhe Sjellja e Tij e mirë. Është e domosdoshme që të mbështetemi tek "Farzet" dhe "Vaxhibet". Kush i braktis këto, meriton dënime të rrepta. Ato duhet t’i kryejë secili. Për nafilet, që nuk janë urdhëra të All-llahut xh.sh., mirë është që të tregohesh dashamir ndaj tyre, sepse këtë gjë e urdhëron dashuria ndaj islamit por edhe mos t’i kryesh nuk ke dënim. Në qoftë se i kryen këto, ke fituar sevape të mëdha, por po i shndërrove me shpikje të ndryshme, bid’ate, është një gabim i madh. Kush e pëlqen traditën dhe trajtesën e tij të bukur në jetën shoqërore dhe individuale ai ka bërë një dobi të madhe, sepse në një traditë të thjeshtë të tij, gjendet një interes i veçantë jetësor. Pra kush mbështetet në Të, këto tradita i ka shndërruar në adhurim. Faktin që Morali i tij ka qenë në shkallën më të lartë, e dëshmojnë miqtë dhe armiqtë e tij. Mendimi unik i të gjithë njerëzve të shquar, ka këtë pikë takimi: "Muhammedi (a.s.) është njeri i Posaçëm dhe i Shquar". Nga shënimi i njëmijë Mrekullive të Tij dhe nga dëshmia e popullit mysliman është më se e qartë se Ai mbetet njeriu më i Përsosur. Ai është kumtuesi dhe përkthyesi i të vërtetave të Kur’anit. Edhe Kur’ani e vërteton se ky njeri është udhërrëfyesi më i pagabueshëm dhe më i Përsosur. Kur’ani me anë të të Dërguarit ka dhënë miliona frute të përsosura, si një fushë studimi për përparimin e njerëzimit. Pra ai dhe Rruga e Tij, janë një shembull i mirë për t’u ndjekur. Duke e ndjekur, si udhëheqësin më të përsosur, principet e Tij të sakta të joshin. Është fatbardhë ai që ka marrë sa më shumë pjesë në synnetet e tija, kurse kush vepron si vagabond dhe nuk mbështetet tek Rruga e Pejgamberit (a.s.), ka pësuar humbje të rëndë. Kush i nënvlerëson këto principe, ka bërë një krim të madh, kurse ai që gënjen dhe kritikon, ka pëlqyer rrugën e kundërt.

Nuk ka ze