E ata thonë: “Falenderojmë All-llahun që na udhëzoi për këtë (për iman për punët e mira dhe na hoqi zilinë, na futi në xhennet) pse sikur të mos na drejtonte All-llahu, ne nuk do të dinim të udhëzoheshim. Vërtetë të dërguarit e Zotit na e thanë të vërtetën dhe ne i besuam!”
Ti je i Patëmeta, ne nuk kemi dije tjetër përveç asaj që na mësove Ti. Vërtetë Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti.
Këtu do të parashtrojmë dëshmimet e disa filozofëve të Europës, duke treguar se Kur’ani është një libër i vërtetë dhe Muhammedi (a.s.m.) është një person i posaçëm.
***Dëshmia e Princ Bismarkut.
O MUHAMMED (A.S.M.), PËR ARSYE SE NUK KAM PASUR FATIN TE PËRJETOJ SHEKULLIN TËND, JAM SHUMË I MJERUAR!
Megjithëse gjerësisht i kam hetuar të gjitha librat që thuhen se janë hyjnorë dhe qiellorë, për arsye se janë përballuar me fallsifikime, tek asnjëri nuk kam mundur të gjej përpikmërinë që kam kërkuar. Në fund mora vendimin se këto libra jo një popull, por as lumturinë e një familjeje nuk mund ta garantojnë. Kurse Kur’ani i muhammedive ishte larg prej këtyre. Sepse unë e hetova Kur’anin gjithësisht dhe në secilën fjalë u përballova me dobi dhe të vërteta të mëdha, megjithëse armiqtë e muhammedive thonë se Muhammedi (a.s.m.) vetë e ka shkruar. Por mendja e pastër ato thënie nuk i pranon kurrë, sepse asnjë logjikë superiore nuk mund të japë këtë prodhim. Ky mendim kundërshtohet me të vërtetën dhe diturinë reale, sepse në qoftë se dikush mbyll sytë ndaj të vërtetave të pamohueshme, ka bërë një gabim të madh. Unë pohoj se Muhammedi (a.s.m.) është një fuqi e posaçme. Sepse diçka e tillë nuk është e mundur në botën e qënieve. Le të paraqitet një fuqi tjetër si ky.