Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | 49
(1-65)

O Muhammed (a.s.m.), për arsye se nuk kam pasur fatin të përjetoj shekullin tënd, jam shumë i mjeruar. Ti që je mësuesi dhe shpallësi i Kur’anit Famëlartë, ai nuk është prodhimi i yt, por është një libër hyjnor. Ta mohosh këtë fakt, është një marrëzi dhe i ngjan mohimit të të gjitha shkencave. Kështu, Ty njerëzimi njëherë të ka parë, nuk është e mundur më të të shohë. Unë duke shpallur nderime, dashuri të sinqertë dhe të përsosura, të përkulem ty

Princ BISMARKU


Më e drejtë dhe më pastër është feja Islame!

Autori i famshëm, orientalisti, eksperti i letërsisë arabe dhe përkthyesi i Kur’anit të famshëm, doktor MAURICE thotë:

Të krishterët e Romës mund t’i nxjerrë nga rruga pa dalje ku kanë rënë, vetëm zëri që është lartësuar në malin e Hirës së arabëve. Ai mal është që zërin hyjnor e ka lartësuar në vendin e duhur, në atë të më të lartëve. Por rumët (romakët), këtë zë nuk e kanë dëgjuar kurrë. Kurse ky zë njerëzve ua ushtron fenë më të pastër dhe më të drejtë. Ajo fe që ndaj njerëzve të tillë si Gundö Firej Hesin, hetues i shquar, me të drejtë të plotë ka thënë këto fjalë: “Uji i bekuar, rrobat e shenjta, kryqet dhe shenjtorët, besimet që janë të lidhura fort tek gjëra të zhveshura nga veprat e mira, fjalë që supozohen të vlefshme në çastin e vdekjes, apo lutje të tjetërkujt për t’u bërë shkak shpëtimi për mëkatarët, nuk ekzistojnë në fenë islame. Këto besime të kota janë shkak i poshtërimit të tyre”.

Sa më tepër po kalon koha, aq më tepër po zbulohen sekretet e Kur’anit.

Nuk ka ze