Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | 47
(1-65)

Profeti (a.s.) ka qenë larg këtyre mentaliteteve të papëlqyera. Ai ka qenë i pastër, me një dituri të kulluar dhe ka ndjekur rrugën e drejtë. Sipas Tij, kur të rrëmbejnë shpërthimet nervore, për pasojë mund të biesh në mizori, fjalamanëri dhe frikësim. Ai u është larguar këtyre ngasjeve dhe i është përmbajtur trimërisë dhe vendosmërisë. Gjithmonë ka qëndruar larg ngatërresave të nefsit dhe veseve të palejuara, duke qenë i palëkundur në të lejuar. I Dashuri i Zotit xh.sh. e ka vazhduar rrugën e jetës duke pasur si busull orientimi sedrën, nderin dhe pafajshmërinë. Siç e kemi theksuar edhe më parë, në tërë veprimtarinë e Tij individuale dhe në zbatimin e Ligjeve të Drejtësisë së Fesë, ka pëlqyer rrugën e drejtësisë së mesme pa e vlerësuar atë të errësirës së tepërt të së kaluarës dhe të së ardhmes. Ashtu siç ka qenë i kursyer në ekonomi, në shpenzime, ngrënie dhe pije, po ashtu ka qenë shumë i matur edhe në të folur.

Për sqarimin e këtyre çështjeve janë shkruar mijëra libra.

“Ai që është inteligjent edhe i mprehtë nga mendja, atij i mjafton vetëm një shenjë”.

Prandaj ne do të mjaftohemi vetëm me një pikë, për të treguar oqeanin.

19)O All-llah, derdhi bekimet e Tua mbi Profetin tonë, tek i cili kanë lulëzuar moralet më të bukura dhe në të është pasqyruar kuptimi i ajetit i cili thotë: ¨Me të vërtetë, ti je në një shkallë të lartë morali¨”. Kurse ai ka thënë:¨Kush mbështetet në sunnetin tim, ai përfiton sevape sa njëqind shehidë”.

Nuk ka ze