Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | 44
(1-65)

E dyta. Dashuria ndaj All-llahut xh.sh. e bën të nevojshme mbështetjen edhe tek Profeti Fisnik (a.s.) dhe tek synneti i Tij. Për këto vepra, atë e do Zoti xh.sh. sepse kush e do Zotin xh.sh. duhet t’i bëjë ato vepra që i do Ai, duke vepruar sipas Hirit të Tij. Hiri i All-llahut xh.sh. më së miri është sqaruar tek i Dërguari Fisnik (a.s.). Dashuria që mban Profeti Muhammed (a.s) mund të sqarohet me këto dy punë.Njëra për të sqaruar dashurinë ndaj All-llahut,duke u mbështetur tek mesazhet që ka sjellë Profeti (a.s.m) dhe duke iu bindur Urdhërave të Zotit xh.sh..Në mënyrë të përsosur sqarohet dashuria ndaj All-llahut dhe Profetit të Tij (a.s.m),sepse Dashuria e Vërtetë kalon vetëm nëpër këtë rrugë.

Tjetra meqenëse Profeti ynë (a.s.m) është shkaku i shpalljes së të gjitha Mirësive të All-llahut xh.sh.,në këtë mënyrë Ai e meriton dashamirësinë e pafundme.

Si shembull:Për shkak se është brenda mundësive,njeriu përpiqet të imitojë Dashamirin e vet dhe të veprojë si Ai.

E treta. All-llahu i Madhëruar siç e ka Mëshirën të Pafundme,ashtu edhe Dashurinë ndaj nesh e ka të pafundshme.Ai tërheq për nga Vetja dashamirësinë tonë,duke na shpalosur sipërfaqen e tokës të zbukuruar me qëndisje të lloj-llojshme.Ai gëzohet duke na parë neve të lumtur nga soditja e Arteve të Tija të mrekullueshme dhe me Stoli të Pafundshme.Bukurinë e më të Bukurit do ta vëresh,atëherë kur të shikosh që:I gjithë Xhenneti është një shkëlqim i tërë bukurive të larta, i mbushur me zëra të ëmbël dhe i mbështjellur nga një shkëlqim i ndritur, prej Mëshirës së Zotit xh.sh.. A e kupton se sa e rëndësishme është që ta sjellësh për nga vetja Dashurinë e All-llahut xh.sh.? Edhe në ajetet e Kur’anit është theksuar se Dashuria e All-llahut fitohet me mbështetjen tek synnetet e Resulull-llahut (a.s.). Ne theksuam se qëllimi më i madh i njeriut, duhet të jetë mbështetja ndaj Pejgamberit (a.s.).

Nuk ka ze