Nga eksperienca dihet se njeriu siç interesohet për lumturinë e vet, po ashtu interesohet edhe për atë të njerëzve me të cilët ka lidhje të ngushta. Ashtu siç i do ata që i ka shpëtuar nga fatkeqësia, po ashtu i do edhe ata të tjerët, që iu ka bërë të mira. Me këtë ndjeshmëri të shpirtit, këto mirësi të Zotit xh.sh. jo vetëm që duhet t’i kujtojë, por thellësisht duhet të mendojë në këtë mënyrë: "Krijuesi im ashtu siç më ka shpëtuar nga errësira e përjetshme dhe më ka dërguar në një botë të bukur, po kështu edhe në të ardhmen mua do të më vendosë në parajsën e bukur dhe nuk do të më internojë në ndonjë vend të keq apo asgjëshmëri, por si mysafir, në vendin e lumturisë së përjetshme. Atje do të kënaqemi me të gjitha shqisat tona të dukshme dhe të padukshme. Jo vetëm unë por të gjithë të afërmit e mi do t’i kënaqë që unë në këtë botë i kam dashur aq shumë dhe jam interesuar për fatin e tyre. Pra të gjitha ato mirësi që janë bërë për ta, janë shënuar në interesin tim. Kjo ndodh sepse nga kënaqësitë që u ka sjellë atyre edhe unë vetë ndihem shumë kënaqur.Fshehtësia e kësaj fjale të urtë thotë:
“Njeriu është rob i Bamirësit”.
Përballë të gjithë këtyre mirësive që janë në dobinë time edhe sikur ta kisha zemrën sa e tërë gjithësia, do ta kisha mbushur katërcipërisht me dashurinë ndaj Atij, që m’i ka sjellur këto mirësi të pafundme. Unë me punë ndoshta këtë nuk arrij ta plotësoj, por me besim, aftësi, qëllim, pranim, përkushtim dhe vullnet, i duhet t’i përgjigjemi Dashurisë për Bukurinë dhe Përsosmërinë e Pafundme. Në këtë tregim e kupton më mirë se mosbesimtari me anë të mosbesimit të tij, mban një armiqësi të paskrupullt jo vetëm me Krijuesin por bile me të gjitha qeniet.