Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | 46
(1-65)

E dyta, All-llahu xh.sh. në Kur’anin e Tij të Famshëm thotë:

17)“Vërtetë t’i je në një shkallë të lartë morali”.

Në transmetime të sakta, Hz. Aishe duke sqaruar moralin e Hz. Muhammedit (a.s.) ka thënë:“morali i tij është morali i Kur’anit." Pra ai e shëmbëllen moralin e Kur’anit, tek i cili është pasqyruar përsosmërisht. Këto Bukuri të Larta, më parë se kushdo i ka përjetuar Hz. Muhammedi (a.s.). Kjo është arsyeja që të gjitha fjalët, veprimet, sjelljet dhe mënyra e lëvizjeve të Tija, janë si një model i përkryer për njerëzit që duan të arrijnë në lartësinë e duhur të njerëzimit. Mjerë për ata që nuk i kanë besuar atij dhe jetojnë pa u dhënë rëndësi synneteve të Tij. Bile aq më keq për ata që duke vazhduar një jetë të pakujdesshme, mundohen t’i prishin këto synnete. Ata nuk janë gjë tjetër veçse ca reformista injorantë dhe të shushatur. Askush nuk e kupton se sa rënie e madhe është kjo gjendje.

E treta profeti ynë, përveç se është krijuar si një shembull i pajisur me mjetet më perfekte, vetë biografia e Tij flet edhe më qartë se ai erdhi në formën e një mjeti të përsosur. Dukuria dhe veprimet e Tij kanë qenë me një orientim të mesëm. Ai kurrë nuk ka pëlqyer rrugën e dhive, të ngushta, të gjaknxehtësisë apo të vendqëndrimit. Ai vazhdimisht ka pëlqyer bulevardin e gjerë të Drejtësisë. I Dërguari Fisnik (a.s.), se në çfarë drejtësie mishërohet më së miri, treghet me këtë ajet:

18 )“Ti (Muhammed) përqendrohu vendosshmërisht ashtu si je i urdhëruar”.

Në të gjithë jetën e vet, ai me fjalë, vepra dhe sjellje, kurrë nuk është ndarë prej rrugës së të drejtës së mesme. Për shembull, errësira e mendjes që paraqitet si një formë e gjaknxehtësisë të një pamaturie, rrëmbimi, apo gjakftohtësie, është një vendqëndrim apo si një mpirje e mendjes.

Nuk ka ze