Doktor Maurice (Morris) ne gazetën e titulluar “Le parler Française Roman”, i është përgjigjur kështu kritikuesit Selman Ruhah, përkthyes i Kur’anit në gjuhën franceze:
Çfarë është Kur’ani? Kur’ani është një mrekulli, një elokuencë dhe gojtari e madhe mbi të gjitha kritikat. Kur’ani është një shkak mburrje të drejtë në gjoksat e treqind e pesëdhjetë milionë muslimanëve. Jo me kaq, por mund të vazhdojmë edhe më tej:
Fuqia e përjetshme e All-llahut xh.sh., Kur’anin e madhëruar e ka zgjedhur si librin më të bukur për njerëzit, në pikëpamjen e rehatisë së njerëzimit. Kur’ani Famëlartë është shumë më i lartë se sa tregimet e filozofëve grekë. Ai është plot e përplot me falenderime ndaj Krijuesit të tokës dhe të qiejve. Secila fjalë e Kur’anit është fjala e Zotit xh.sh., Fuqia e të Cilit mund të krijojë çdo gjë. Për ata që merren me letërsi, Kur’ani është një libër letrar. Për ata që janë ekspertë të gjuhës, Ai është një thesar i shprehjeve. Për poetët është një peshore harmonie. Përveç këtyreve që treguam, në bazën e gjykimeve të drejtësisë, Ai është një fushë diturie. Po ta marrësh nga koha e Profetit Daut (a.s.), e deri në kohën e Jan Talmusit, asnjë libër i dërguar nuk ka mundur të hyjë në konkurrencë me ajetet e Kur’anit. Për këtë arsye klasat e sipërme të muslimanëve, në pikëpamjen e jetës sa më tepër që të përparojnë, aq më tepër lidhin kontakt me Kur’anin Famëlartë. Përparimi tek muslimanët barazpeshohet me shpalljen e nderimit të tyre ndaj Kur’anit Famëlartë.
Në këtë mënyrë ditë përditë, ndaj Kur’anit u shtohet nderi muslimanëve. Bile shkrimtarët islamë, i zbukurojnë, duke i frymëzuar shkrimet e tyre me ajetet e Kur’anit të famshëm. Besimtarët sa më tepër lartësohen duke studiuar dhe u edukuar, aq më tepër mendimet e veta mbështeten në Kur’anin Famëlartë. Muslimanët janë dashuruar me librin e vet dhe me sinqeritet të zemrës, Kur’anin e quajnë si libër të amshueshëm.