Feja Islame e refuzon besimin në trinitet dhe besimet tek gjërat materiale.
Më i madhi autor nga autorët e famshëm të anglezëve EDWARD GIBBON, në librin “Vetvrasja dhe rrëzimi iParandorisë
Romake”, thotë kështu:
Vendet nga lumi Ganj deri tek oqeani Atlantik, Kur’anin Famëlartë e kanë pranuar si kushtetutë dhe ligj të jetës. Sepse në pikëpamjen e Kur’anit nuk kanë dallim një udhëheqës ngadhënjimtar me një të varfër të mjerë. Kur’ani ka vendosur një sistem të tillë jetësor, që në rruzullin tokësor nuk mund t’ia gjesh shokun. Themelet e besimit Islam refuzojnë bindjen në trinitet dhe veshjen Zotit trup material. Dhe gjithashtu udhëzojnë të mos adhurosh tjetër gjë përveç
All-llahut xh.sh.. Këto mendime mistike përpiqen të përhapin mendimet e trinitetit dhe për Mesihun (Isain a.s.), thonë se është bir i Zotit. Kurrë! Por këto mendime vetëm nga mendjet e të krishterëve fanatikë mund të pranohen, kurse Kur’ani i famshëm është i pastër prej këtyre bindjeve të ngatërruara dhe të dyshimta. Kur’ani është më i madhi argument për ekzistencën e All-llahut xh.sh.. Kush beson në një Zot dhe zotëron një logjikë të shëndoshë filozofike, pa menduar fare e pranon pikëpamjen e fesë Islame. Sepse feja Islame është më lart se sa mendimet e zbuluara të sotme.
EDWARD GIBBON