Kur’ani përmban themelet e të gjitha të mirave dhe njeriun e largon nga të gjitha rrugët e errëta.
Kur’ani njerëzve në një formë më të qartë u ka mësuar se çfarë të drejte kemi ndaj All-llahut xh.sh., qeniet çfarë lidhje kanë me All-llahun dhe çfarë shpërblimi presin nga Krijuesi i tyre. Kur’ani përfshin dhe shpjegon sjelljet e mira, themelet e filozofisë, nderin, paturpësinë, dobitë, dëmet; shkurtimisht ai ka sqaruar cilësitë e të gjitha çështjeve në mënyrë të përmbledhur. Përmbledhja e diturisë së shkencave që është barazjetesa, bamirësia, virtytet e bukura dhe humanizmi, janë ushtruar tek ai. Kur’ani duke e mbrojtur nga rrugët e errësirës dhe veseve të pamoralshme, e ka mësuar njeriun që të vazhdojë jetën në rrugën e mesme të ekonomisë dhe të moralit më të lartë e të ndritur. Duke i përmirësuar gabimet e njeriut, atë e lartëson ne vende të larta.
Orientalisti SEDIO
Kur’ani është një zë i Pejgamberit që mund ta dëgjojë e gjithë bota. Jehona e saj tingëllon nëpër saraje, shkretëtira, qytete dhe shtete!..
Kur’ani a është poemë? Nuk është i tillë, por është e vështirë ta dallosh nga poema sepse është më lart se ajo. Në këtë mënyrë Kur’ani nuk është libër historie, apo një përmbledhje e gjendjes së sotme, apo një varg këshillash si ata që ka mbajtur Isai (a.s.) në mal. Kur’ani nuk i ngjan as mësimeve budiste, apo librave të japin mësim logjike, apo të Platonit që cilat kanë dhënë këshilla. Ky është zëri i një profeti. Një zë i tillë që e gjithë bota mund ta dëgjojë. Jehonat e tij tingëllojnë edhe nëpër vila, edhe nëpër shkretëtira edhe nëpër qytete edhe nëpër shtete!... Feja që e ka formuar këtë zë, së pari ka gjetur shpallës të vet, shpirtëdashës të ndritur me ndërtesë të një jete të re. Nën hijen e kësaj feje, është formuar një dritë, prej bashkimit të Azisë me grekët, duke e çarë errësirën e Europës. Kjo ngjarje ka ndodhur në kohën kur të krishterët kanë përjetuar errësirën më të madhe, mesjetën.
Dr. JOHNSON