Kur’ani ka shpallur të vertetën e madhe për të besuar në njësimin e All-llahut xh.sh.. Ai është një e vërtetë botërore.
Autori i fjalorëve anglisht-arabisht dhe arabisht-anglisht, Doktor Sity Joungest thotë këto fjalë ndaj Kur’anit:
Kur’ani është libri më i dobishëm deri tani, që ka rënë në dorë të njerëzve. Sepse në këtë libër sqarohet imagjinata dhe cilësitë e një njeriu të madh.
Nuk ka gabuar fare CARLYLE, i cili ka thënë se: Kur’ani është një libër ndërkombtar. Mendimi im në këtë drejtim është se drejtësia dhe përpjekja që ka bërë Muhammedi (a.s.m.) dhe sinqeritetin ndaj hulumtimeve të vërteta, atë e ka arritur vetëm me besim dhe zell të pasosur. Vetëm këto cilësi janë që ndaj atyre që nuk kanë dashur t’i dëgjojnë të vërtetat, me qëndrueshmërinë më të madhe i ka sjellur t’i dëgjojnë të vërtetat që i ka falur. Unë them se këto suksese atij ia ka sjellur vetëm shkaku se është vula e profetëve. Kur’ani është një përmbledhje e përsosur e besimit dhe moralit. Ai i udhëzon nga errësira në rrugë të drejtë. Sepse themeli i të gjitha këtyre cilësive të bukura, është tek besimi në një Zot xh.sh., i cili ka në dorë fatin e të gjitha qenieve. Kur’ani, njeriun duke e ngritur tek e vërteta me e lartë e besimit, pra në besimin tek një Zot i vetëm, me shprehjet e larta të Tij, tregon se mban me vete edhe gojtarinë e pastër dhe të paarritshme. Kur’ani duke sqaruar meritat e shpërblimit të atij që nënshtrohet dhe ndëshkimin e atij që kundërshton, pëlqen rrugën ndikuese që imagjinata e njeriut nuk e koncepton dot. Kështu edhe kur dëshiron të kritikojë, i trembë ato me gjendjet e profetëve të tjerë, popujt e të cilëve janë futur në rrugë të mëkateve dhe si rezultat kanë marrë dënimet e merituara. Këto Kur’ani i shpreh me seriozitet të plotë. Ne shohim se Kur’ani fiset dhe popujt armiq që kanë luftuar njëri me tjetrin, i ka bashkuar, i ka sjellur në gjendjen e popullit shembullor dhe nga mendimet e prapambetura ka bërë të arrijnë në një pozitë shumë të lartë. Duke parë këto virtyte do ta pranojmë se Kur’ani po mban me vete gojtari të madhe. Sepse kjo gojtari e Tij është një shkak që fiset e egra i ka ngritur në qytetërime në historinë e botës së vjetër, duke i shtuar një fuqi të re.