Meqenëse vendet ashtu edhe kohërat, nga njeri-tjetri kanë qenë shumë larg edhe mendimet e tyre kanë marrë kultura të drejtimeve të ndryshme, por këto njerëz kanë arritur të jetojnë drejtëpeshime. Këtë e pranojnë edhe kundërshtarët e tyre, shkaku i kësaj është libri më i famshëm, Kur’ani, i cili meriton urime të zjarrta. Kur’ani i famshëm është një bazë e rëndësishme dobiprurëse, për ato të cilët hulumtojnë dhe merren me studime, për përmirësimin e gjendjes së shoqërisë, pra sociologët.
Doktor CITY YOUNGEST
Nga pikëpamja e pastërtisë dhe gojtarisë, Kur’ani është një libër i pashoq. Në vetvete ai është një mrekulli madhështore.
Megjithëse gjatë përkthimit të Kur’anit ka kritikuar me fanatizëm përsëri Corsele ka deklaruar:
Kur’ani është një libër i argumentuar dhe i përsosur i gjuhës arabe. Në besimin e muslimanëve këtë libër të mrekullueshëm nuk mund ta formojë lapsi i njeriut. Në të vërtetë Kur’ani gjithmonë ka bartur mrekullinë me vete, një mrekulli e tillë që e tejkalon mrekullinë e të ngjallurit të të vdekurit. Amshueshmëria e këtij libri është e mjaftueshme për të vërtetuar se është një libër qiellor. Muhammedi (a.s.m.), duke u mbështetur në mrekullinë e tij, ka dashur të pranohet si profet. Kur’ani ka shndritur gadishullin arabik dhe i ka mposhtur oratorët, poetët dhe ekspertëve të tyre u ka kërkuar të shkruajnë të paktën vetëm një ajet të vetëm. Asnjëri s’ka guxuar t’i përgjigjet kësaj kërkese. Kur t’iu parashtroj vetëm një shembull, do ta kuptoni se të gjithë njerëzit e mëdhenj, përpara Kur’anit kanë ulur kokën.