Feja Islame me vete përmban kulturën botërore e cila u përgjigjet përparimeve dhe të gjitha nevojave të botës.
GASTON CARE, orientalist i famshëm francez, në vitin 1913 në gazetën “Figaro”, në vargun e shkrimeve ka marrë si temë që po qe se do të zhduket muslimanizmi, a do të jetë e mundur të mbrohet mirëqenia. Në atë kohë gazetat e Lindjes e kanë përkthyer këtë pjesë.
“Qindra mijëra njerëz që kanë pranuar fenë Islame, janë të bindur se kjo fe është e përshtatshme për jetesën e kësaj bote. Principi dhe burimi i kësaj feje që është Kur’ani, përmban shtyllat themelore të botës, për derisa qytetërimi botëror mbështetet tek themelet që ka shpallur feja Islame. Në të vërtetë kjo fe e lartë, Europës i ka garantuar burimet e ndërtesës së zbulimeve. Duke ua dhënë hakun e lartësisë fesë Islame, ende nuk pranojmë se duhet t’i falenderojmë huadhënësit. Nuk duhet dyshuar se e vërteta është e tillë”.
Gazetari francez në vazhdim duke theksuar se Kur’ani i ka shërbyer paqes së përgjithshëm, thotë se:
“Po qe se feja Islame zhduket nga faqja e dheut dhe nuk mbetë asnjë musliman, a është e mundur të përjetohet paqja? Kurrë!... Kjo është e pamundur.”
GASTON CARE