Pasjellshmëria, gënjeshtra, ambicja, shpenzimet e kota, prostitucioni, tradhëtia dhe gijbeti (përgojimi), nga ana e Kur’anit, të gjitha këto kritikohen tmerrshëm dhe konsiderohen si skandal poshtërsirash. Nga ana tjetër këshillon çdo njeri të ketë qëllime të mira, të bëhet bamirës, nderimbërës, i turpshëm (nga veprat e pamoralshme), tolerant, durimtar, ekonomist, i drejtë, real, pajtues dhe anues nga e vërteta. Ai kërkon t’i besosh dhe t’i jesh i bindur All-llahut xh.sh. më shumë se të tjerëve dhe t’i nënshtrohesh urdhërave të Tija.Këto virtyte në pikëpamjen e besimtarit konsiderohen si themele të besimit të vërtetë dhe janë cilësitë e një besimtari.
I dërguari fisnik ka qenë shembullor i logjikës dhe i vetëdijes.
Profesor Eduard Monte, në faqen 17-18 të librit të tij që titullohet “Përhapja e krishtërimit dhe armiku i tyre muslimanët”, thotë:
Racionalizmi, d.m.th. po qe se mundemi ta zgjerojmë dobishmërinë dhe rëndësinë e tij historike të fjalës së logjikshmërisë, atëherë do ta shohim se feja Islame nuk është një fe jashtë logjikës. Sepse studentët me peshoren e mendjes dhe të logjikës, kur peshojnë bindjen në fe, pa dyshim do ta pranojnë se fjala “racionalizëm”, pa fare dallim është e përshtatshme me fenë Islame. I dërguari fisnik është shembullor në mendime dhe përsëri do të bindet se atë e kanë shndritur dritat e besimit. I dërguari fisnik me të njëjtin zjarr ata i ka entuziasmuar edhe ata që kanë përjetuar shekullin e tij, i ka pajisur me cilësitë që ka përjetuar. Hazreti Muhammedi (a.s.m.) kur ka dashur të bëjë suksese në thirrjen e tij, Kur’anin e famshëm e ka paraqitur si revelatën e Zotit xh.sh., pra një revelatë hyjnore. Në këtë mënyrë feja e Hazreti Muhammedit plotësisht ka qenë e përshtatshme me logjikën e mendjes. Kështu që, sipas besimit të muslimanëve bindshmëria e tyre në këto principe përmblidhet në: