Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | 61
(1-65)

Kur’ani është përmbi të gjitha librat.

Dijetari i famshëm orientalist Jochahim Durulph, duke treguar rëndësinë që i ka dhënë Kur’ani shëndetit, thotë:

“Do t’iu tregoj një nga virtytet e fesë Islame, që deri tani nuk ka tërhequr pikësynimin e asnjë autori europian. Në këtë fazë të fesë Islame, do ta kuptoni se si i urdhëron njerëzit të ruajnë shëndetin. Së pari duhet të pranojmë se urdhërat e Kur’anit, në këtë mënyrë janë përmbi të gjithë librat e tjerë. Po qe se marrim parasysh principet që ka parashtruar Kur’ani, megjithëse do të vëmë re se në dukje janë principe të thjeshta, në realitet ato janë të përsosura. Kështu që kur ta marim ta hulumtojmë, do të shohim se në hije të këtij libri të amshueshëm, së bashku me disa pjesë të botës, vendet e Azisë janë një grumbullim insektesh dhe kandërrash. Por feja Islame muslimanëve duke ua bërë farz pastërtinë, i ka shkatërruar mikrobet.

JOCHAHIM


***

Ajetet e Kur’anit janë si një kordon artesh në trupin e fesë Islame.

Libri në gjuhën angleze i titulluar “Sembires Encyclopedia”, në pjesën e diturisë së gjerë, jep lajme për Islamin:

Ajetet e Kur’anit që kanë shndritur cilësitë e Muhammedit, mbanin përsosmërinë dhe ndikimin e pafundëm. Këto ajete njoftojnë principet e moralit të fesë Islame.

Gjithashtu këto principe nuk përbëhen vetëm në një apo dy sure të Kur’anit. Ndoshta ajetet e Kur’anit janë si një kordon artesh në trupin e fesë Islame.

Nuk ka ze