Kur’ani për njerëzit është një dhuratë hyjnore, i cili ka arritur të formojë republika triumfale.
Prifti fanatik anglez RODWELL, i cili ka përkthyer dhe rregulluar ajetet Kur’anore, sipas kohëve të zbritjes së tyre, ka thënë se këto të vërteta nuk po mundet t’i mohojë:
Kur’ani endacakët e thjeshtë arabë, i ka bërë të tillë që kur t’i shihni do të imagjinoni se janë të magjepsur. Kur’ani ka shmangur dhe ka zhdukur adhurimin ndaj kryqeve, e forcon bindjen në një Zot të vetëm. Ai ka shmangur adhurimin ndaj xhindëve, gurëve dhe traditat e egra, si varrosjen e vajzave për së gjalli, të gjitha mitet i ka pastruar dhe martesën me shumë gra e ka kufizuar. Pra këto virtyte për të gjithë popujt arabë janë një dhunti dhe mirësi Hyjnore. Kur’ani ka merituar të gjitha lavdet, për arsye se ka vërtetuar Krijuesin e gjithësisë që e di të fshehtën e të qartën dhe e ka lartësuar në vendin e duhur. Shprehjet e Kur’anit me frymëzime të forta, kanë shprehur të vërtetat e thella, kur fjalët kanë qenë në mënyrë të përmbledhur dhe lakonike. Kur’ani ndoshta nuk ka mundur t’i formojë atdhetë të vazhdueshëm, por ka argumentuar se është në gjendje t’i sjellë themelet, të cilat i shërbejnë republikave triumfale. Vetëm me principet e Kur’anit edhe popujt pa kulturë, që kanë vuajtur varfërinë e pafundme, banorët e një gadishulli të shkretë dhe të zhveshur, me temperaturën e fesë së re që ka zbritur, njerëzit e egër janë bërë besimtarë të sinqertë dhe kanë formuar shtete, kanë ndërtuar qytetërime. Në të vërtetë madhëria e muslimanëve është se Fesdadi, Bagdadi, Kordova, Delhi, etj., me forcën e një madhërie të tmerrshme e kanë dridhur të gjithë Europën.
RODWELL