Muhammedi (a.s.m.) është Profeti i All-llahut xh.sh.. Me të vërtetë me vëmendje kur t’i hulumtojmë themelet e besimit Islam, e tillë na del përpara.T’i besosh njësimit të All-llahut xh.sh.,dërgueshmërisë së Muhammedit (a.s.m.), ringjalljes pas vdekjes, në këtë mënyrë do të shohim se me këto bindje që rreshtuam, gjen fund besimi i muslimanëve. Pra vetëm këto dy themele në të cilët njihet bindja, të gjitha këto besimtarët i pranojnë si të logjikshme dhe të gjitha këto janë përmbledhur në Kur’anin e famshëm. Shprehjet e Kur’anit janë të pastëra të qarta dhe ka arsyetuar përhapjen dhe lartësimin e fesë Islame në mënyrë të pandërprerë. Këtu shumë qartë po shohim se sa janë të lidhur muslimanët me Kur’anin. Gjithashtu dërgueshmëria e Pejgamberit (a.s.m.) është vërtetuar dhe pranuar nga ana e besimtarëve, si mesazh i amshueshëm. Përsëri Kur’ani është bërë burim i frymëzimit dhe pikëmbështetje e muslimanëve. Gjuha e amshuar që i ka bindur muslimanët është vetëm Kur’ani Famëlartë, gjë që asnjë libër s’mund ta arrijë kurrë. Kur’ani i përsosur zotëron një fuqi të padukshme dhe feja islame për hulumtimin e secilit që është i hapur; me të vërtetë, zotëron një mrekulli të posaçme. Dhe nuk ka dyshim që feja Islame e zotëron këtë fuqi, për të tërhequr njerëzit nga vetja.
EDWARD MONTE