Kurse popuj të feve të tjera qiellore, as i japin librave rëndësi e as nuk i nderojnë librat e tyre. Por muslimanët nuk barazohen me ta, sepse librat e tyre i nderojnë për shkak se janë të bindur se gjykimi i Tij, sundon deri sa të qëndrojë bota dhe në këtë mënyrë nuk do të nevojiten udhërëfyes të tjerë kurrë. Në të vërtetë elokuenca, gojtaria dhe pastërtia e Kur’anit, atë e ngre në një pozitë të posaçme, për këtë arsye ata nuk kërkojnë ndonjë gojtari tjetër. Është e ditur se gjenitë e letërsisë dhe poetët e lartë kanë shpallur dobësinë, duke u përkulur para Kur’anit Famëlartë. Çdo ditë dritat e bukurisë së Kur’anit, po shkojnë duke shkëlqyer dhe vlera e Tij po del në pah më tepër, duke mos u sosur të fshehtat e tij. Muslimanët duke qenë popuj të famshëm në prozë dhe poezi, ndaj stilit të Tij janë detyruar të bien në gjunjë. Muslimanët besojnë se Kur’ani posaçërinë e Tij do ta përjetojë deri në ditën e mah’sherit. Dhe kanë të drejtë në mendimin e tyre. Muslimanët atë e përngjasojnë me një lum që gufon dhe frymëzohet me fjalët e gojtarisë dhe të kuptimeve të holla. Nëse Monsieur Renaudit i bie rasti të takohet me botën islame, muslimanët do t’i shikonte në formën më të ndritur dhe të edukuar, sepse ata parashtrojnë nderime të larta ndaj Kur’anit dhe i bëjnë ballë me respekt të jashtëzakonshëm urdhërave të Tij. Ata duke u përpjekur të mos dalin jashtë moralit dhe ligjit të Kur’anit, arrijnë në vendin e duhur të njerëzimit. Bile edhe studentët që kanë kryer shkollën e shkencave të sotme, nuk munden të durojnë ndonjë fjalë intrige kundra Kur’anit. Sepse Kur’ani ka merituar në dy anë këtë respekt:
E PARA: Kur’anin që e kanë sot në dorë, është pa fare ndryshim dhe orgjinal siç i është zbritur Muhammedit (a.s.). Kurse ndaj Teuratit dhe Ungjillit janë paraqitur shumë dyshime.
E DYTA: Muslimanët Kur’anin e dinë si mbrojtësin më të madh të gjuhës arabe dhe për ta parashtruar në gjendjen praktike, atë e pranojnë si burim të fesë së vërtetë. Prandaj Monsieur Renaud në qoftë se e korrigjon përkthimin e tij gabim, (Kur’anin),njerëzimin do ta ndihmojë për t’u ndriçuar shumë dhe për të prishur kufijtë e besimeve të kota.
Doktor MAURICE