Këto Emra të Bukur dhe të Përsosur, nëpërmjet qenieve, melekëve dhe shpirtërave, xhindëve dhe njerëzve, duan të shpalosin bukuritë, që t’i shohin ato në cilësinë e tyre më të lartë. Tani, synneti i Pejgamberit Fisnik (a.s.) dhe karakteri i Tij i ndershëm është simboli dhe principi i karaktereve të treguara më lart.
Pika e tetë: Shiko këto ajete:
11)“Po nëse ata refuzojnë (atë që ua sjell) atëherë thuaj All-llahu më mjafton”.
12)“Juve ju erdhi i Dërguari”; pra profeti ynë i cili ndaj popullit të vet tregon mëshirën e pasosur dhe dhimbshurinë e paskajshme.
13)“Po nëse ato refuzojnë (atë që ua sjell)”. Kuptimi i gjerë i këtij ajeti thotë: "O ju njerëz, o ju muslimanë, çfarë dëmi keni, që i kundërviheni një Pejgamberi, që tërë fuqinë e ka harxhuar për ju dhe me një mëshirë të pafundme po mundohet t’iu tregojë rrugën e drejtë, me dëshirën që t’iu shërojë plagët e shpirtit me melhemin e Tij të fesë së vërtetë e të përsosur, duke reflektuar ndaj jush sjellje dhe logjikë të lavdërueshme? Pse e mohoni mëshirën dhe dhimbshurinë dhe i kundërviheni gjykimit të Tij? Ai ka sakrifikuar jetën e Tij, për t’iu ndihmuar, kurse ju a e dini se po bëni një marrëzi të madhe me qëndrimin tuaj?" Dhe më poshtë ky ajet vazhdon duke thënë: "O Ti Profet i Dhimbshëm dhe i Dërguar i Mëshirshëm, ata duke mos u menduar gjatë i kundërvihen mëshirës dhe dhimbshurisë tënde, por mos u mërzit, se All-llahu i Madhëruar ty të mjafton.