Shtrohet pyetja: Meqenëse që nga gjërat e vogla dhe deri tek ato më të mëdhatë, All-llahu xh.sh të vëzhgon, atëhere si mund të fshehësh përpara Dijetarit të fshehtësirave sjelljet e turpshme? Besojmë se kjo gjë nuk mund të realizohet, sepse mbulimi sjelljeve të turpshme, përpara të Madhit Zot është e pamundur. Ai shikon çdo gjë që ndodh midis krijesave të Tij.
Përgjigjja e parë: Më parë duhet ta dimë se All-llahu xh.sh., ashtu siç dëshiron të ekspozojë Artet e Bukura, po ashtu dëshiron edhe të mbulojë nën perde vendet dhe sjelljet e turpshme dhe të fëlliqura, për t’u tërhequr vëmendjen njerëzve, që të vlerësojnë nimetet, mirësitë, si dhe anët e bukura të krijesave. Robëve të dashur dhe qenieve të vetëdijshme i këshillon të largohen nga e keqja dhe të mbulojnë vendet e turpshme, sepse kjo bie në kundërshtim me Emrat e Bukur të All-llahut xh.sh.; i Bukur, i Butë dhe i Urtë. Tani dhuntitë e bukura të Pejgamberit na mësojnë të jetojmë brenda kufijve të urdhërave të Mjeshtrit Madhështor dhe ato shprehin dhe shfaqin moralin më të bukur, tek synnetet e Pejgamberit.
Përgjigjja e dytë: Shpesh mjeku duke u nisur nga pikëpamja e vet e mjekimit, mund t’i vështrojë pjesët e turpshme të pacientëve. Të detyruar nga nevoja, atij i tregohet çdo e fshehtë dhe nuk mund të thuhet se, "nuk bën se është turp" dhe kjo ngaqë është e nevojshme, për vetë mënyrën e mjekimit. Mjeku, po ta gjykojmë nga pozicioni i një burri, apo e një këshilluesi, apo një hoxhë me detyrën e hoxhallekut, nuk mund t’i shikojë ato pjesë të turpshme, sepse atyre u ndalohet. Karakteri i fesë Islame nuk e lejon, sepse kjo quhet një paturpësi.
Si përfundim, Mjeshtri Madhështor ka shumë Emra të Bukur dhe secili ka një Shkëlqim të Vetin, siç është emri: "Gjithëfalës", që e bën të nevojshme ekzistencën e mëkateve, emri "Mbulues", që e pranon qënien e gabimeve, po kështu edhe emri “i Bukur”, që nuk dëshiron t’i shohë gjërat e shëmtuara. Emrat, “Bujar”, “Fisnik”, “i Plotmëshirshëm” dhe “i Urtë”, dëshirojnë t’i shohin krijesat brenda mundësisë, në gjendjen e tyre më të mirë.