Identikisht edhe ky ajet i Zotit xh.sh. do të thotë se: Nëse e doni All-llahun, duhet të mbështeteni tek profeti i Tij (a.s.), por nëse nuk mbështeteni tek profeti i All-llahut xh.sh., përfundimi është i qartë, pra nuk e doni All-llahun xh.sh.. Po qe se e doni, atëhere mbështetuni dhe nderoni Profetin Fisnik (a.s). Kush e beson All-llahun xh.sh. do t’i bindet Profetit (a.s.) tërësisht.
Në mes të rrugëve së bindshmërisë që të çon tek Zoti xh.sh., më e pranueshmja, më e drejta dhe më e shkurtëra, pa dyshim është rruga e të Dashurit të All-llahut xh.sh., që na e ka treguar për ta pasuar.
Pra All-llahu i Bukur, me Bujarinë e Tij, me mirësitë e ndryshme, e ka shtruar gjithësinë dhe nga të gjitha qeniet e vetëdijshme kërkon një përgjigje dhe një falenderim. Ky Fisnik Madhështor, që e ka hijeshuar këtë gjithësi me këto Arte të Bukura dhe të mrekullueshme, pa dyshim se prej qenieve të vetëdijshme do të zgjedhë njërën, me të cilën të flasë dhe që të bëhet përhapësi i Mesazheve të Tij në popull dhe të jetë një Udhërrëfyes dhe Prijës. Meqenëse kjo përsosmëri e gjithësisë është bërë si një pasqyrë ku reflektohet e gjithë Mjeshtëria e Vet, patjetër që do t’i duhej një mjet për ta treguar Bukurinë dhe Përsosmërinë e Mjeshtërisë së Tij, pra patjetër bartësi i këtyre vlerave duhet të ishte një Person i Ndershëm, që të kishte dhënë prova të përkushtueshme dhe njëkohësisht modelin e Adhurimit ndaj Tij, të ishte shembullor për të tjerët dhe t’i edukonte ata me moralin e tij të lartë. Gjithashtu t’i mësonte deri sa ata të merrnin nga cilësitë e tij të përkryera.
Shkurt: Dashuria për Zotin xh.sh. e bën të nevojshme mbështetjen tek synneti i Pejgamberit (a.s.).
Vaj hallit atij që nuk i përkushton rëndësi synnetit të Pejgamberit, por shkon pas "bid’ateve" (ligjeve që nuk pajtohen me fenë).