Po ashtu është edhe Dielli, Themeli dhe Gjeometria shpirtërore e Fesë Islame si dhe Harta e botërave të fshehta. Ai është Fjala e qartë e All-llahut xh.sh. dhe Pasqyra e funksioneve të Emrave të Bukur. Është një koment i padyshimtë, si dhe një argument i fortë i Tij, që shpreh vetëm të vërtetën. Duke vazhduar, Ai është edhe një përkthyes i Lartë, një Edukator i njerëzimit dhe Dituria e Kulluar e së vërtetës. Është një Udhërrëfyes dhe Shpëtimtar. Është një Libër shkence dhe ligjesh. Mbi të gjitha, Ai është një Libër lutjesh dhe adhurimesh. Ky Libër ta drejton rrugën nga e mira dhe të shmang nga e keqja. Është gjithashtu edhe Libër i përmendjes së Zotit xh.sh. dhe i njoftimit të Tij.
Pra Kur’ani është në gjendje t’u përgjigjet të gjitha nevojave shpirtërore, për secilën kategori njohurish dhe secilin karakter në veçanti, siç janë evlijatë dhe njerëzit e rrugës së drejtë, të cilëve u është vërtetuar devotshmëria.
Ai u përgjigjet të gjitha atyre kërkesave, të cilat kanë në bazën e tyre fenë islame, sepse dihet që Kur’ani është një literaturë e amshueshme.
Përsëritja e Kur’anit, veprim që konsiderohet i gabuar, pikërisht ajo, bën të shkëlqejë Mrekullia e Tij. Meqënëse është Libri i Përmendjes së Zotit xh.sh., i lutjes dhe i ftesës për në fenë islame, këto përsëritje mirëpriten dhe konsiderohen si të domosdoshme, për ta shprehur atë sa më bukur. Si shkak gabimi që paraqitetpërsëritja e Kur’anit, ajo është për të forcuar dritën e saj. Përsëritja e duasë është e rëndësishme kur përsëritet, duke e përforcuar rezultatin, i cili tregon qartë forcën ushqyese të Kur’anit. Për këtë arsye duke i përsëritur vazhdimisht forcohet rëndësia e saj, sepse çdokush nuk ka aftësi ta lexojë të gjithë Kur’anin, kurse një kapitull të Tij edhe mund ta lexojë.
Kështu kapitujt e gjatë të Kur’anit, që përmbajnë qëllimet më të rëndësishme, janë përmbledhur në kapituj të vegjël, ku secili është quajtur një Kur’an i vogël.