Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | 8
(1-65)
FJALA E NËNTËMBËDHJETË
PROFETI MUHAMMED (A.S.)

"Nuk e lavdërova unë Muhammedin me shkrimin tim, por është Bukuria e Muhammedit (a.s.), që ma hijeshon shkrimin", ka thënë njëri.

Unë Saidi them: "Fjalët janë shumë të bukura, por ato i kanë zbukuruar edhe më shumë, cilësitë e Muhammedit (a.s.)" .

Shkëlqimin e jetës së Muhammedit (a.s.) do ta paraqesim në katërmbëdhjetë pika.

Pika e parë: Tre argumente të mëdha janë që na njoftojnë Krijuesin tonë.

Njëri libri i madh i gjithësisë, i cili është i shkruar me shkronja të mëdha.

I dyti vula e profetëve, Hz. Muhammedi (a.s.), i cili është edhe pasqyra e gjithësisë.

I treti është Kur’ani Famëlartë.

Tani së pari të njohim argumentin e dytë i cili flet dhe që është vula e profetëve, pra Hz. Muhammedi (a.s.).

Shohim se për shkak të personalitetit të Tij shpirtëror, sipërfaqja e tokës është bërë një xhami, qyteti i Mekës një mihrab (vendi i imamit) dhe qyteti i Medinës një minber (vendi ku mban ligjëratë vaizi).

Nga ky argument duket qartë se Profeti ynë (a.s.) është Imami i të gjithë besimtarëve, gojtari i të gjithë njerëzve dhe Kryetari i Profetëve dhe njerëzve të shenjtë.

Nuk ka ze