Ngushëllimi Dhe Shpresa Për Të Sëmurët | Ngushëllimi Dhe Shpresa Për Të Sëmurët | 1
(1-31)
Ngushëllimi Dhe Shpresa Për Të Sëmurët

PARATHËNlE

Esselamu alejkum ve Rahmetull-llah!

Të nderuar lexues! Është e padyshimtë se Risale- i Nur më së miri ua jep përgjigjen e problemit më të madh të njerëzimit: “Çfarë është njeriu? Nga vjen? Ku po shkon? Po edhe fytyra e vërtetë e sëmundjes është sqaruar më së miri në këtë vepër.

Ja pra, çdo çast që përballohemi me sëmundjet mund ti analizojmë në dy baza.

1) Sëmundjet Kirurgjikale, mikrobike, etj.

2) Sëmundjet shpirtërore, të cilat janë që ndikojnë drejtpërsëdrejti në zemrën dhe shpirtin e njeriut. Këto sëmundje janë më të rrezikshme se ato fizike. Sepse mëkatet pak nga pak nxjerrin dritën e besimit nga zemra. Kështu që shkatërroj në jetën e pafundme. Kurse sëmundjet fizike dëmtojnë një pjesë të vogël të jetës së kësaj bote.

Ne duke analizuar në pikëpamjen mjekësore dëshmojmë se: njerëzimi vuan më tepër nga sëmundjet shpirtërore. Kurse veprat e Risale- i Nurit na bindin se sëmundjet e zgjasin periudhën jetësore, minutat e jetës shndërrohen në orë adhurimi, pra meqenëse këto sëmundje janë dhuratë e All-llahut xh.sh., atëherë nuk duhet të ankohesh. Gjithashtu në këto vepra, vërehet se sëmundja i lan mëkatet si sapuni papastërtitë.

Nuk ka ze