Ngushëllimi Dhe Shpresa Për Të Sëmurët | Ngushëllimi Dhe Shpresa Për Të Sëmurët | 4
(1-31)

KURA E DYTE

O ti i sëmurë i padurueshëm!

Bëj durim dhe falendero Zotin! Sëmundja minutat e jetës tënde i zgjat. Ato minuta vlejnë sa një orë adhurimi. Adhurimi mund të ndahet në dy pjesë:

I pari është falja e namazit, lutjet dhe adhurimet e njohura.

I dyti është adhurimi i fshehtë (i mbrendëshëm).

Sëmundjet, brengat dhe fatkeqësitë e detyrojnë njeriun të pranojë se është një krijesë e dobët dhe e varfër. Fuqia dhe mirëqenia e tij varen nga All-llahu xh.sh..Ai në çdo moment me sinqeritet mbështetet dhe i lutet Zotit xh.sh..

Për këtë arsye besimtari i sëmurë shpirtërisht mbështetet tek besa ndaj All-llahut dhe i bën ibadet me sinqeritet të vërtetë pa hipokrizi.

Pra një jetë që kalon me sëmundje, pa u ankuar ndaj Zotit xh.sh., quhet e gjitha një ibadet. Këtë fakt e vërtetojnë transmetimet e vërteta të Pejgamberit.

Një minutë sëmundje e të sëmurëve të durueshëm, që vazhdojnë duke falenderuar Zotin, vlen sa një orë adhurim (ibadet).

Një minutë e të sëmurëve besimtarë dhe të devotshëm, që kanë durim të rrallë, vlen sa një ditë adhurim.

Pejgamberi ynë me hadithe të sakta e ka vërtetuar këtë çështje. A është e drejtë të qahesh nga sëmundjet, që një minutë jete e shndërron në njëmijë minuta? I mençuri prej sëmundjes nuk ankohet, por falenderon Zotin xh.sh.

Nuk ka ze