KURA E KATËRT
O ti i sëmurë që ankohesh vazhdimisht!
Nuk e ke këtë të drejtë! Falendero Zotin xh.sh. dhe qëndro me durim! Trupi yt, organet dhe shqisat e tua nuk janë prona jote. Ti nuk i ke krijuar ato, prandaj nuk je pronari i tyre. Ti nuk i ke blerë ato në treg dhe as i ke marrë në ndonjë ekspozitë, por t’i ka dhuruar Zoti xh.sh.. Ai ka të drejtë t’i konsumojë ato sipas dëshirës së Tij, siç është thënë edhe në “Fjalën e Njëzetegjashtë”.
"Një mjeshtër rrobaqepës, për të bërë provën e një kostumi, merr një njeri të varfër dhe e paguan. Kur mjeshtri rrobaqepës e urdhëron: "Ngrije krahun,kthehu mbrapa!", ose "ule dorën", nuk ka të drejtë që ky njeri i varfër, i punësuar këtu, të kundërshtojë dhe të ankohet se mjeshtri po e mundon. Apo të thotë: "Ti po më shqetëson me lloj-lloj mënyrash dhe po ma shëmton këtë këmishë të bukur, që më hijeshon pamjen, duke ma prerë". Bile, ai mund të arrijë deri aty, sa të vazhdojë: "Je i pamëshirshëm dhe po sillesh në mënyrë tepër çnjerëzore". A mund të shprehet kështu ky njeri i varfër, që po kryen vetëm detyrën për pagën që merr?
Si ky i varfëri që thamë, je edhe ti o njeri i sëmurë. Mjeshtri Madhështor ty të ka pajisur me shqisa, me një pagë të pallogaritshme, si: sytë, veshët, trurin dhe të ka veshur me këmishën e trupit. Për të pasqyruar Emrat e Bukur ty të ka vënë në dispozicion mjete të shumëllojshme. Kur ndjen uri, duhet të njohësh "Rrezzakun" (Furnizuesin). Me sëmundjen tënde do të kesh mundësi të njohësh edhe Dhënësin e sëmundjes tënde dhe shëruesin me emrin e bukur "Shafi". Dhimbjet dhe trishtimet e tua tregojnë Emrin e Bukur të Sundimtarit. Ato janë Shkëlqimi i Diturisë së Tij dhe Rrezet e Mëshirës së Tij. Aty janë fshehur shumë bukuri që nuk mund tëkuptohen. Sikur të ishte e mundur të të hiqej perdja që të ka zënë sytë, do të mund të shikoje domethënien e Bukurisë pas frikës, pesimizmit dhe urrejtjes së trishtueshme të kësaj sëmundjeje.