KURA E GJASHTË (1)
O ti i sëmurë që kujton shijimet e kësaj jete dhe hidhërohesh nga sëmundja!
Sikur kjo botë të ishte e përjetshme dhe të mos kishte vdekje, shkatërrimi prej ndarjes dhe humbjes të mos ekzistonin, edhe dimrat, furtunat,fatkeqësitë shpirtërore të mos njiheshin, atëhere edhe unë bashkë me ty do të hidhëroheshim për gjendjen tënde.
Do të vijë një ditë që kjo botë do të na lërë dhe ne do t’i braktisim të mirat e saj. Pra sëmundja na paralajmëron dhe na thotë: "Trupi yt nuk është ndërtuar as prej hekuri dhe as prej guri. Ai është ndërtuar nga elemente të ndryshëm, që në çdo rast mund të shpërbëhen. Hidhe poshtë kryelartësinë dhe njihe dobësinë tënde! Mëso për çfarë qëllimi ke ardhur në këtë Botë dhe pronë e kujt je! Njihi këto detyra, sepse sëmundja jote në veshin e zemrës t’i përsërit këto fjalë çdo çast.
Lumturitë e përkohshmë nuk vazhdojnë gjatë. Kënaqësitë e ndaluara jo vetëm që janë të përkohshme, por edhe shkaktojnë dhimbje dhe mëkate. Prandaj mos u anko, pse për shkak të sëmundjes po largohesh nga këto kënaqësi, përkundrazi, kujto sëmundjen tënde, që s’është gjë tjetër veçse një adhurim shpirtëror dhe mendo të Mirat e Jetës së Përtejme. Duke kujtuar dobitë e sëmundjes mundohu të ndiesh shijen e tyre.
(1) Kura e gjashtë është shkruajtur dy herë, meqë ky shkëlqim shpirtërisht më është treguar, për të mos prekur fshetësinë e saj nuk e ndryshuam atë.