KURA E GJASHTË
O ti i sëmurë që ankohesh!
Unë po të them se, kur do që ta kujtosh të kaluarën, ngazëllimet, kënaqësitë ose brengat dhe hidhërimet, patjetër do të thuash: "Of!" apo "Oh shyqyr!"
Gjuha dhe zemra jote do të thonë ose "Elhamdulil-lah!" (Falënderoj Zotin xh.sh.), ose "I mjeri ç’më gjeti!". Punët e mëparshme të
hidhura, sot të shtyjnë të falenderosh Zotin, sepse natyrisht, ato janë të mjerueshme dhe kur shpëton prej tyre ndien një kënaqësi në zemër. Shpëtimi nga e kaluara e hidhur dhe vuajtjet është me të vërtetë një kënaqësi e madhe. Ato ikin duke lënë në zemrën e njeriut një ëmbëlsi, që sa herë ta kujtosh, do ta ndjesh veten të lumtur dhe të kënaqur. Fill pas kësaj ndjenje buron falenderimi ndaj All-llahut xh.sh..
Mendimet që të shtyjnë të thuash "I mjeri unë! Vaj medet për mua!", janë ditët e ndarjes prej ngazëllimit dhe lumturisë. Kjo tregon se ti je ndarë njëherë e përgjithmonë prej tyre. Nga kjo ndarje ato kanë lënë në zemrën tënde një hije pikëllimi dhe të futin në trishtim të hidhur. Kënaqësia e një dite të vetme me atë që Zoti nuk e lejon, të sjell një vit lot dhe hidhërime. Një ditë e sëmundjes tënde, që të ka shkaktuar dhimbje në këtë botë, të jep një kënaqësi shpirtërore shumëditore, të barabartë me të gjitha ato mirësi që ke fituar duke duruar në kohën e sëmundjes tënde. Kënaqësia e shpëtimit mund të zgjasë me vite.
Kujto fundin dhe të mirat e kësaj sëmundjeje të përkohshme. Tani mos thuaj: "Ç’më ka gjetur për këto që më kanë rënë në kokë”, pra mund të më kalojë! dhe jo të ankohesh, por të falenderosh Zotin xh.sh.!
Türkçe
English
العربية
Pyccĸий
français
Deutsch
Español
italiano
中文
日本語
Қазақ
Кыргыз
o'zbek
azərbaycan
Türkmence