Ngushëllimi Dhe Shpresa Për Të Sëmurët | Ngushëllimi Dhe Shpresa Për Të Sëmurët | 11
(1-31)

KURA E TETË

O ti i sëmurë që kujton dobitë e Jetës së Përtejme!

Sëmundja është si sapuni, që lan dhe pastron papastërtitë dhe mëkatet e njeriut. Këtë e ka vërtetuar edhe Profeti ynë, që në një hadith thotë: "Ashtu siç bien frutat e pjekura nga pema kur e shkundim edhe besimtari kur dridhet nga ethet, rrëzon mëkatet e tij".

Duhet ta dimë se mëkatet janë sëmundje e përhershme në jetën tjetër. Ato e shqetësojnë njeriun tmerrësisht. Bile edhe për jetën e përkohshme sëmundjet e trazojnë shpirtin, ndërgjegjen dhe zemrën e mëkatarit. Në qoftë se nuk ankohesh dhe bën durim me këtë sëmundje të përkohshme, ke shumë shanse që të shpëtosh nga sëmundje të shumëllojshme dhe të rënda të Botës së Përjetshme.

Po nuk u ruajte nga mëkatet dhe nuk i kujtove ato, po nuk besove se ka një jetë të Vërtetë pas vdekjes dhe po nuk e pranove

All-llahun, atëhere sëmundja jote është një milion herë më e rëndë se kjo që ke.

Ti mund të ankohesh nga sëmundjet, sepse zemra jote dhe shpirti është i lidhur fort me ekzistencën e kësaj bote. Ndarja prej saj t’i shkëput të gjitha lidhjet me të dhe të plagos shpirtin tmerrësisht, sidomos kjo ndarje bëhet edhe më e hidhur, ngaqë ti nuk ke njohuri të mjaftueshme për Jetën e Mëvonshme. Ti vetëm e di që vdekja të pret dhe e quan atë së dënim të përjetshëm. Duke e quajtur veten të sëmurë dhe të pashpresë, truri yt i shumëfishon plagët e trupit dhe të shpirtit. O njeri çdo pjesë e trupit tënd ka veçse plagë të dhimbshme. Që të shpëtosh nga dhimbja e këtyre sëmundjeve, duhet të gjesh ilaçin më të dobishëm, për kurimin e saj.

Nuk ka ze