Ngushëllimi Dhe Shpresa Për Të Sëmurët | Ngushëllimi Dhe Shpresa Për Të Sëmurët | 13
(1-31)

Vdekja është një arsye për të hyrë në Atdheun e vërtetë dhe në lumturinë e përhershme. Ajo është një ftesë për të shkuar nga burgjet e kësaj jete, në vreshtat e xhennetit. Ajo është një roje për të marrë shpërblimet e punëve të mëparshme nga Mëshira e Zotit xh.sh.. Nga pikëpamja e vërtetë vdekja është siç është treguar më lart një fenomen i zakonshëm dhe jo aq i tmerrshëm. Ajo është një fillim i kënaqësisë dhe i lumturisë. Njerëzit e devotshëm dhe të shenjtë nuk kanë pasur frikë prej vdekjes dhe nuk u është dukur aq e tmerrshme. Ndoshta ata kanë pasur dëshirë të jetojnë, për të përmbushur sa më mirë detyrimet e punëve të ahiretit. Vdekja për besimtarët është dera e Mëshirës dhe për mosbesimtarët është dera e errësirës.

KURA E DHJETË

O ti i sëmurë që brengosesh pa arsye!

Ty mbase të rëndon ca sëmundja. Hiqe merakun prej saj, d.m.th. kujto dobitë e të mirave (sevapeve) të sëmundjes dhe thuaj: "Do të më kalojë". Në qoftë se nuk bëhesh merak, sëmundjes i pritet rruga. Meraku e dyfishon sëmundjen. Nga meraku i sëmundjes trupore vë në rrezik edhe shëndetin shpirtëror të zemrës. Kjo lloj sëmundjeje mbështetet tek bindjet. Po u mbështete dhe iu binde Zotit xh.sh. duke vërejtur dobitë e sëmundjes, merakun e heq dhe sëmundjes i pritet rrënja duke të lehtësuar krejtësisht.

Ankthi dhe meraku e shumëfishon sëmundjen. Kur heq merakun, pothuaj nëntë pjesë të dhimbjes të largohen. Duke pasur merak, ti pa dashur hedh baltë mbi Diturinë e Zotit xh.sh. dhe kritikon Mëshirën e Tij. Për këtë veprim të pamatur All-llahu përkundrazi ta shton edhe më tepër sëmundjen. Kur falenderon dhe i lutesh Atij, të mirat shtohen dhe shumëfishohen. E njëllojtë me këtë është ankesa dhe qarja, të cilat e shtojnë sëmundjen dhe fatkeqësinë. Vetë meraku është një lloj sëmundjeje. Beso se All-llahu me Diturinë e Tij të mrekullueshme po të provon, ajo është ilaçi më i mirë kundër merakut.

Nuk ka ze