Ngushëllimi Dhe Shpresa Për Të Sëmurët | Ngushëllimi Dhe Shpresa Për Të Sëmurët | 14
(1-31)

Duke pranuar dobitë e sëmundjes, mos thuaj kurrë "Ah unë i mjeri!", por në çdo çast falenderojë All-llahun xh.sh.

KURA E NJËMBËDHJETË

O vëlla i paduruar!

Tani sëmundja po të shkakton shqetësime. Hidhërimet që të ka dhënë ajo do të kalojnë duke të lënë bamirësi (sevape) dhe shëndet në shpirt. Pas kësaj dite, ndoshta pas kësaj ore, sëmundjet as nuk kanë ardhur dhe as ndoshta nuk do të vinë. Kur një gjë nuk ekziston, përse ankohesh.

O njeri ti po gabohesh, ngaqë i referohesh imagjinatës tënde dhe nuk po mundohesh të durosh. Sëmundjet fizike bashkë me hidhërimet janë larguar dhe të kanë lënë fitime mirësitë (sevapet) dhe kënaqësinë e largimit të tyre. Kjo gjendje ty duhet të të japë kënaqësi dhe gëzim. T’i kujtosh ato që ikën është një gjë e kotë. Mos u hidhëro! Të hidhërohesh është një marrëzi! Prit ditët që do të vinë dhe s’ke pse mendon për ato meqë ende s’kanë ardhur. Nuk duhet t’i sjellësh ndërmend, sepse për një sëmundje dhe një dhimbje qe ende s’e ke ndjerë, kot që hidhërohesh duke e imagjinuar. Të jesh i paduruar, do të thotë të jesh i çmendur. Koha e kaluar para një ore të fal një kënaqësi dhe rehati, sepse koha pas kësaj ore akoma nuk ka ardhur. Ti të gjithë durimin që të ka dhënë Zoti xh.sh. po e shpërdoron majtas apo djathtas, në vend që ta harxhosh në dhimbje dhe hidhërime. Në qoftë se durimi nuk të mjafton thuaj: "Ja Sabur. O Zot që na jep durim, na e shto atë akoma më shumë, që të jemi më të fortë për ta dhënë këtë provë me sukses.”

Nuk ka ze