Unë besoj se ata me sëmundjet e tyre kanë fituar të mira nga mëshira e Zotit xh.sh. sa dhjetë vjet devotshmëri. Po qe se do ta kalonin jetën si një paradë të pakujdesshme dhe momenti i vdekjes t’i gjente në këtë hallakatje boshe, atëhere varri, në vend që t’u dukej si një arkë e shndritshme, përkundrazi do t’u dukej si një strofkë akrepash dhe gjarpërinjsh. Pra meqenëse sëmundja sjell këto dobi, nuk duhet të ankohesh, por të falenderosh dhe t’i bindesh Zotit xh.sh.
KURA E KATËRMBËDHJETË
O ti që të kanë zënë sytë perde!
Ta dish se, kur një besimtari perdja i zë sytë, nën perden e tij hapet një dritë dhe një pamje e mrekullueshme, e atëhere ai do të falënderojë Zotin e Madhërishëm.
Për ta ilustruar këtë të vërtetë, po tregoj një ndodhi. Në fshatin Barla për tre vjet mua më ka shërbyer Sulejmani pa më shqetësuar kurrë. Halla e tij u verbua nga sytë. Ajo plakë e devotshme më zuri para xhamisë dhe më tha: "Lutju Zotit për mua, që të më hapen sytë!"Unë duke pasur parasysh jetën e saj të pamëkatshme, që lutja ime të më pranohej, thosha: "O Zot! Për nder të asaj që po jeton në fenë Tënde, e nënshtruar dhe e sinqertë, hapja sytë!" Të nesërmen nga qyteti Burdur erdhi një mjek që bënte operacione. Ai e operoi plakën dhe ajo u shërua.
Pas dyzet ditëve ajo u verbua përsëri. Unë u preka shumë nga kjo ngjarje dhe përsëri fillova t’i lutesha Zotit xh.sh..
Inshaall-llah ato lutje janë pranuar për në Jetën e Përtejme! Në rast se do të ishin pranuar, lutjet e mia do ishin kthyer kundra kësaj gruaje, sepse ajo kishte arritur në fundin e moshës së vet. Mbas dyzet ditëve ajo vdiq.
Pra përballë dyzet ditëve që mundi të sodiste vreshtat e Barlës, fitoi dyzetmijë ditë në varr për të soditur vreshtat e xhennetit. Ajo pati besimin e fortë dhe iu nënshtrua përgjithësisht ligjeve të Zotit.