Ata i kanë pranuar sëmundjet si një adhurim i pastër, si një Dhuratë e Mëshirplotit dhe duke duruar ata e kanë falenderuar Atë. Çdo gjë që ka ardhur prej Mëshirës së Zotit xh.sh. ata e kanë pranuar si një operacion kirurgjie pa thënë: "Oh ç’më gjeti!"
O ti i sëmurë që bën "Ah", Uh"! Në qoftë se do të shohësh ato vende që kanë parë njerëzit e devotshëm, duhet të durosh dhe të falenderosh. Po u ankove, këto vende s’ke për t’i soditur kurrë! Ka mundësi të rrëzohesh në skutat e errësirës dhe të udhëtosh në rrugë të errëta. Pra një pjesë e sëmundjeve që përfundojnë me vdekjen e njerëzve, këto gjykohen të barabartë me shehidët.(ata që kanë sakrifikuar shpirtin për All-llahun). Këto sëmundje shërbejnë si shkak për t’u ngritur shpirtërisht bashkë me të shenjtët. Si të tilla konsiderohen: lindja e grave, (ajo vazhdon dyzet ditë) sëmundja e stomakut, mbytja në ujë dhe djegia. Edhe ai që vdes nga murtaja, kjo sëmundje e tmerrshme, vdes si shehid. Këto janë sëmundjet e shenjta, nga të cilat njeriu fiton shkallë të lartë pas vdekjes. Pikërisht sëmundja të largon dashamirësinë ndaj kësaj bote, duke e parë vdekjen si një mjet për t’u ngjitur lart. Edhe atyre që janë të dhënë pas kësaj jete, duke e parë atë nën këtë këndvështrim, ua largon dashurinë për të dhe bile i shtyn të dëshirojnë vdekjen.
KURA E GJASHTËMBËDHJETË
O ti i sëmurë që mërzitesh prej sëmundjes!
3)“Është e vërtetë se ai i kalon kufijtë për shkak se e ndien veten të pavaruar”.
Po të mos jetë sëmundja, me shtysën e veseve të nefsit, mbivlerëson veten dhe nuk e llogarit fare respektin e njerëzve të tjerë, humbet ndjenjën e nderimit, respektit, mëshirën dhe nuk i përjeton ato. Vetëm se, kur sëmundja e kap po këtë tip njeriu, atëhere ai e kupton dobësinë dhe varfërinë e vet.