Ngushëllimi Dhe Shpresa Për Të Sëmurët | Ngushëllimi Dhe Shpresa Për Të Sëmurët | 18
(1-31)

Besimtarët e devotshëm, po të vdesin, edhe me sy të mbyllur, pra të verbër, kur të hyjnë në varr, më shumë se shokët do të soditin vende të ndritura, sipas shkallës së devotshmërisë dhe besimit. Në këtë botë ne pamë shumë gjëra. Vëllezërit tanë të verbër nuk panë asgjë. Po qe se kanë shkuar me besim nga kjo botë, në varr ata do të shohin më shumë se të vdekurit e tjerë. Ashtu siç sheh me dylbi më larg me ngazëllim, ata do të soditin vreshtat e xhennetit.

Të verbërit e durueshëm në jetën e varrit kanë një jetë romantike dhe të shndritshme. Në qiell ata sodisin xhennetin. Prapa perdes së syve të verbër ata thonë: "Shyqyr o Zot që na ke shpëtuar nga tundimi dhe nga vështrimet ndaj femrave të huaja, që për çdo njeri është e ndaluar! Ti na shmange nga ky mëkat!" Për të grisur perden e syve dhe të shikosh gjëra të lejuara (hallall), siç treguam më lart, duhet të drejtohesh tek Mjeku i Madh që është i Vetmi në botë, - Kur’ani Famëlartë!

KURA E PESËMBËDHJETË

O ti i sëmurë që pandërprerë ofshan!

Mos shih anën e keqe të sëmundjes duke bërë "oh-ëh" pa ndërprerë! Shiko kuptimin e saj dhe thuaj: "Këto sëmundje, po të mos kishin domethënie të mirë, Zoti Mëshirplotë nuk do të na i dërgonte.

Në hadithet e Pejgamberit a.s. është thënë:

"Në të shumtën e rasteve fatkeqësitë dhe brengat kapin njerëzit e mirë dhe të përsosur, si Pejgamberët (Profetët), njerëzit e shenjtë dhe të devotshëm.”

Nuk ka ze