Biri ose bija që nënës ose babait ua gëzon sadopak zemrën duke iu shërbyer, përfitojnë duanë e tyre. Pra në jetën shoqërore është një sjellje dinjitoze dhe e ndershme e njerëzve. Të sëmurëve t’u përgjigjesh me shërbim, me nderim dhe mëshirë. Kush i përballon këto detyra më së miri, do të falenderohet jo vetëm nga njerëzit, por edhe nga engjëjt (melekët). Duke i ngushëlluar të sëmurët vuajtjet e tyre lehtësohen dhe ata ndjejnë kënaqësi nga fjalët e ëmbla. Për besimtarët lutja e të sëmurëve është një çështje e rëndësishme.
Mbi tridhjetë apo dyzet vjet jam duke iu lutur Zotit, që të gjej shërim prej një sëmundjeje të rrezikshme. Gjatë kësaj kohe e kuptova se kjo sëmundje më është dhënë që unë t’i lutem vazhdimisht Atij. Përfundimi im është se përfitimi më i rëndësishëm i kësaj lutjeje është në Botën Tjetër. Vetë sëmundja është një lutje. Ajo i tregon njeriut dobësitë. Kur e njeh më mirë dobësinë mbështetesh tek Ndihma dhe Mëshira e Zotit xh.sh.. Kjo është arsyeja që kam tridhjetë vjet që lutem. Në pamje të parë sëmundja duket sikur nuk po largohet, por unë nuk e ndërpres lutjen time. Veç kësaj, të braktis lutjen nuk ma pranon edhe zemra.
Sëmundja është koha e lutjes. Shërimi nuk është përfundimi i lutjes. Zoti i Mëshirshëm që është edhe Zotëruesi i Diturisë së Mrekullueshme të shëron me anën e Virtyteve të Tij të Larta. Nëse lutja nuk pranohet sipas dëshirës tonë, nuk do të thotë se lutja nuk është pranuar plotësisht.
Krijuesi i Gjithmëshirshëm e di më mirë se kushdo! Ai jep atë që është më e vlefshme për dobinë tonë. Ne lutjet i bëjmë në këtë jetë, por ato vlerën e tyre të vërtetë e marrin në Jetën e Përtejme dhe për atje pranohen. Në fshehtësinë e sinqeritetit të sëmundjes kur njeriu e ndjen thellë dobësinë e vet, lutja bëhet me gjithë zemër dhe pranimi është më i dukshëm. Këtë dobi njeriut ia garanton vetëm sëmundja. Një besimtar i sëmurë dhe një shërbëtor që i shërben atij, përfitojnë prej këtyre lutjeve.