Ngushëllimi Dhe Shpresa Për Të Sëmurët | Ngushëllimi Dhe Shpresa Për Të Sëmurët | 24
(1-31)

Po qe se jeta do të vazhdonte pa një sëmundje apo shqetësim, nuk do të ishte gjë tjetër, veçse një pasqyrë e keqe. Kjo lloj jete do të shkonte drejt kotësisë dhe gjallëria e saj do të zhvlerësohej deri në maksimum. Në këtë rast njeriu do të shtypej brenda vetes. Duke rendur pas dëfrimeve, jeta do të shpërdorohej kot së koti. Kjo do të ishte e

njëllojtë me jetën e një të burgosuri, i cili mezi pret që të lirohet prej burgut, ngaqë është armiqësuar me vlerën reale të jetës. Jeta mund të marrë vlera reale të konsiderueshme, kur ajo rrotullohet e sillet nepër labirinthe të larmishme dhe rrugë të shumëllojshme. Duke vlerësuar jetën e tij në vështirësi, njeriu nuk do që ajo t’i soset para kohe.

Rrugaçët dhe të papunët janë të vetmit që pëshpërisin se dielli nuk perëndon kurrë, apo nata nuk kalon, duke pëshpëritur orë e çast "of, of". Po deshe pyet një padron që rri shtrirë në krevat: "Si po e shtyn jetën?" Ai do të përgjigjet: "Nuk po e kaloj dot kohën. Eja të luajmë një dorë letra ose domino, se u mërzita". Por edhe mund të ankohet: "Sikur të kisha bërë këtë punë", apo "sikur të kisha fituar aq e kaq" dhe përherë këto ankesa nuk shterrojnë.

Tani pyet një fatkeq dhe punëtor: "Si po e shtyn jetën?" Ai do të përgjigjet: "Lavdi Zotit, mirë jam!" dhe po qe i mençur të thotë: "Sikur të mos kishte perënduar dielli do ta kisha mbaruar edhe këtë punë që kam në dorë. Jeta po më kalon shpejt dhe do të më ndërpritet. Dihet se po kaloj një jetë të rëndë dhe të vështirë, por çdo gjë do të kalojë". Me këtë ai do të tregojë se jeta është e vlefshme. Hidhërimet dhe vështirësitë kalohen vetëm me punë. Vetëm nëpërmjet vështirësive dhe punës e kupton me të vërtetë shijen dhe rëndësinë e jetës.

Qetësia dhe shëndeti i mirë njeriut ia bën jetën monotone. Ai do që kjo jetë të kalojë sa më shpejt.

Nuk ka ze