E dyta është sëmundje iluzionare. Ilaçi i kësaj sëmundjeje është që të mos i japësh shumë rëndësi. Sikur ta mblivlerësosh këtë lloj sëmundjeje, ajo rritet dhe shtohet artificialisht. Po e nënvleftësove, sëmundja tretet dhe shpërndahet. Është njëlloj sikur po t’i trembësh grerëzat, ata kthehen dhe të thumbojnë. Po si ngacmove, ata rrinë sa rrinë dhe shpërndahen po vetë prej vendit ku ishin grumbulluar. Po i dhe rëndësi një peri të hollë të varur në errësirë, para syve të tu ai do të duket i stërmadh, duke ta prishur mendjen, deri sa të vësh re se nuk është gjë tjetër, veçse një pe i zakonshëm. Pastaj fillon e qesh me budallallëkun tënd. Meraku i madh dhe iluzioni për sëmundjen mund t’i kthehet në një sëmundje të vërtetë. Tek njeriu me iluzione dhe stimulant shfaqen nervozizmi dhe sëmundjet nervore. Ato shumë lehtë mund të nguliten tek kjo kategori njerëzish. Kjo është njëlloj sikur një farë të vogël ta zmadhosh sa një kodër të lartë. Në këtë mënyrë morali shpirtëror dobësohet, sidomos kur vizitohesh tek një mjek çnjerëzor. Ky në vend që të largojë iluzionet, t’i shton ato. Duke ndjekur këshillat e vizitës së këtij mjeku, jo vetëm që bën shpenzime të kota, por edhe shëndeti të humbet.
KURA E NJËZETENJËTË
O vëlla i sëmurë!
Në sëmundjen tënde ka dhimbje fizike, por për t’i lehtësuar ato,duhet të mos u japësh shumë rëndësi dhe të bësh durim. Morali dhe këshillat janë tepër të dobishme për këtë rast, meqenëse qetësia shpirtërore të ka ikur, nuk duhet abuzuar me vërejte pa vend dhe të pamenduara.
Së pari, ta zëmë se ke nënën, babain apo të afërmit e tjerë tek koka në kohën e sëmundjes, që të ngushëllojnë sikur të ishe fëmijë. Atëherë sëmundja jote lehtësohet. Po të mendosh edhe mysafirët, që akoma nuk të kanë ardhur dhe rrinë prapa perdes magjepëse, vetëm me ngushëllimin e tyre mund të lehtësohet sëmundja jote.