Ngushëllimi Dhe Shpresa Për Të Sëmurët | Ngushëllimi Dhe Shpresa Për Të Sëmurët | 28
(1-31)

Të tërhiqet vëmendja, që gjendja jote po shkon pandërprerë nga jeta e përkohshme e trupit, në një vend të përjetësisë së lumtur të shpirtit. Tani pakujdesia nuk ta mbyll dot syrin. Në moshën mesatare që ke tani, në të vërtetë, veset e turpshme dhe ligësitë më s’mund të të mashtrojnë. Kjo moshë së shpejti do të të shpëtojë nga veset e nefsit dhe nga kjo betejë ti do të fitosh. Me fshehtësinë e besimit, me besimin tek Zoti xh.sh., nga kjo sëmundje e rëndë së shpejti do të garantosh Hirësinë e Zotit xh.sh..

Njerëzit e mëdhenj kanë preferuar rrugët e vështira, dhe kanë arritur të garantojnë Hirën (e Zotit) Në këtë mënyrë sëmundja e keqe për ty mund të bëhet e lehtë.

KURA E NJËZETETRETË

O ti i sëmurë i vetmuar dhe i pashpresë!

Kjo sëmundje, vetmia dhe kurbeti të janë sjellë për të të shërbyer vetëm me zemër të fortë. O vëlla, ty askush nuk mund të të ndihmojë më shumë se sa Ai, Zoti i Madhëruar që në çdo sure (kaptinë) të Kur’anit na paraqitet i Gjithmëshirshëm e Mëshirëplotë. Prej Mëshirës së Tij një shkëlqim u ka ardhur nënave, të cilat me atë mëshirë edukojnë dhe rrisin fëmijët e tyre. Vetëm me një rreze të kësaj Mëshire në çdo stinë të pranverës, e shtron me Mirësi sipërfaqen e tokës. Me një rreze të kësaj Mëshire besimtarëve jetën e paskajshme (xhennetin) me Mirësi ua siguron. O ti që Mëshirëplotit i beson dhe me dobësinë e sëmundjes tënde Atij i lutesh, me këtë sëmundje dhe me kurbetin tënd ke tërhequr Mëshirën e Tij. Zoti është me ty dhe po të vështron. Ai është në kurbet dhe në vetmi të plotë, kur nuk përulet përpara ligjeve dhe urdhërave të Zotit, si dhe nuk u jep rëndësi atyre, duke mbetur gjithmonë i vetmuar, i sëmurë dhe i syrgjynosur.

Nuk ka ze