KURA E NJËZETEKATËRT
O ti që u shërben fëmijëve të brishtë dhe pleqëve të sëmurë, që janë më të mjerë se fëmijët!
Ty të është hapur një mirësi apo mirëqënie e madhe për në jetën e përtejme. Për të të mos dalë nga duart kjo Mirësi, ruaje fort. Shërbimi dhe kujdesi për fëmijët e sëmurë, përgatitja dhe arsimimi i tyre për t’iu bërë ballë vështirësive dhe brengave të jetës janë si ato vaksinat që mbrojnë jetën. Sëmundja pleqëve u pastron mëkatet dhe fëmijëve shpirtërisht u garanton rrugën drejt së ardhmes dhe përparimit. Kujdestarët, edukatorët apo mbikqyrësit e fëmijëve të sëmurë
grumbullojnë mirësi (sevape). Të gjitha këto mirësi "shkruhen" në librin e shërbimeve dhe veprimeve të nënës dhe babait. Këtë e kanë thënë ata dijetarë që kanë punuar dhe kanë studiuar në këtë fushë. Po t’u shërbesh pleqëve të sëmurë fiton mirësi të mëdha, bekimet dhe lutjet që bëhen për ty janë të rëndësishme për të dy jetët. Veçanërisht, shërbimi që u bëhet prindërve ka një rëndësi të madhe, sepse i shton më tepër kënaqësitë e të dy jetëve.
Një fëmijë fatbardhë që me bindje dhe me respekt dëgjon prindërit, kur të bëhet baba ose nënë, edhe fëmijët e tij do të bëhen të dashur dhe plot respekt për të. Në qoftë se ai u ka sjellë shqetësime prindërve të tij, kur të bëhet prind, mjerimet dhe fatkeqësitë do ta shoqërojnë gjithë jetën. Këto që ju treguam janë të vërteta realisht. Jo vetëm prindërve të plakur dhe të pamëkat t’iu shërbesh, por edhe atyre pleqëve që s’i njeh fare është mirë t’ua bësh një shërbim, sepse duke qenë mysliman, ata janë vëllezërit e tu të vërtetë. Besimi yt në fenë islame bën të nevojshme ndihmën dhe mëshirën për çdo njeri nevojtar.