KURA E NJËZETEPESTË
O vëllezër (dhe motra) të sëmurë!
Në se doni të shëroheni me një ilaç efektprurës, për çdo brengë dhe fatkeqësi, duhet të përpiqeni që të zhvilloni besimin tuaj. Kjo do të thotë: Prano gabimet që ke bërë, fal namazin dhe bëj adhurime të tjera. Këto janë ilaçe të garantuara kundër fatkeqësive dhe shqetësimeve që i shtojnë këto fatkeqësi. Në këtë botë ta mbushësh zemrën me dashamirësi dhe mendjen me dituri, që të sigurojnë një përfitim të drejtë.
Pse ke ardhur në këtë jetë? Ku do të shkosh? A e di se kush kujdeset për ty? Këto duhet që t’i dish.
Për të shkuar në botën e amshuar a e di se kura për trupin tënd të shkatërruar dhe të plagosur është Besimi Islam? Ky ilaç është i përsosur dhe i sigurtë,saqë është reklamuar në të gjithë faqet e Risale-i Nurit. Që të të mos dhëmbi koka, ndiq këto këshilla: Bëj mjekimin e imanit (besimit) dhe ndikimi i tij do të shihet shumë shpejt. Dëfrimet dhe abuzimet e ndaluara janë shtytësit e nefsit, që e thyejnë ndikimin e këtij ilaçi, besimin. Sëmundja të largon nga pakujdesia që ta zbeh dashurinë ndaj kësaj bote. Ajo bëhet shkak për të braktisur ligësitë dhe mëkatet. I mënçuri gjithmonë përfiton prej këtyre sëmundjeve. Këtë ai e realizon duke përforcuar besimin dhe duke u penduar për veprimet e këqija që ka kryer. Duke iu lutur Zotit xh.sh. mundohu të pastrosh shpirtin nga mëkatet e dëmshme. All-llahu i Madhëruar le të sjellë ilaçin dhe sëmundja juaj le të bëhet shkak për faljen e gabimeve. Amin!