Dashamirësia dhe mëshira ta largon sëmundjen. Duke të lavdëruar dhe çmuar për shërbimet që më parë i ke bërë dikujt, për të fituar dashamirësinë e tyre ndaj vetes, sëmundja jote ka bërë që të vlerësohet ky kontribut i mëparshëm. Mëshira është kthyer nga ti. Ke fituar vështrimin e pikëlluar dhe ndjeshmërinë e ndjenjave të holla të njerëzve. Duke mos pasur shok, me anën e sëmundjes ke mundur të fitosh dashamirësinë dhe miqësinë e vërtetë dhe të drejtën e çlirimit nga punët e vështira. Tani po pushon. Patjetër që sëmundja jote është shkak për të falenderuar.
KURA E NJËZETEDYTË
O vëlla që të ka rënë kjo sëmundje paralizuese!
Më parë po të jap një sihariq (lajm) se paraliza është një sëmundje e rëndë e bekuar dhe e shenjtë. Këtë të vërtetë e kam dëgjuar para shumë kohësh nga njerëz të shenjtë. Ajo e mban një fshehtësi të tillë, siç ma kanë treguar. Të adhuruarit e Zotit xh.sh., për të arritur tek Ai, që të shpëtojnë nga ligësitë, vështirësitë e kësaj bote dhe për të garantuar miqësinë e përjetshme kanë marrë parasysh dy gjëra:
Së pari, duke i mbajtur kontaktet me vdekjen kanë kuptuar se kjo jetë është e përkohshme dhe se njeriu këtu është si një mysafir, prandaj duhet punuar që të fitohet Jeta e Përjetshme.
Së dyti, për t’iu bërë ballë veseve dhe për t’iu shmangur paturpësive të nefsit kanë zgjedhur mundimet, vështirësitë, urrejtjen ndaj fëlliqësive. Për këtë duhet të vësh në dispozicion të gjitha dijet dhe zgjuarsinë tënde. Pra o vëlla që ke humbur shëndetin, të janë dhënë dy rrugë për të fituar kënaqësinë e Zotit xh.sh..