O ti vëlla i sëmurë! Mos dysho për këtë që po të them, por beso! Edhe në libra të tjerë kam theksuar se fatkeqësitë, brengat dhe mëkatet e kanë burimin tek mosekzistenca. Ato tërësisht janë një ligësi e madhe dhe një errësirë-pus i
thellë për njeriun. Një jetë monotone, pa lëvizje, e qetë dhe statike është një mosekzistencë, që kushtëzon vetekzistencën e njeriut. Çdo ekzistencë është pastërtisht një dobi dhe një dritë për njeriun. Meqë kjo është e vërtetë që nuk tjetërsohet, sëmundja ta pastron jetën dhe ta bën atë të vlefshme. Ajo të forcon dhe të shtyn të përparosh. Nepërmjet këtyre që thashë, e kupton pra se me çfarë qëllimesh të shenjta ta dërgon Zoti xh.sh. sëmundjen. Ajo vjen tek ti si një mysafire e Zotit, që pasi e kryen detyrën e saj, shkon. Inshaall-llah sëmundja i thotë shëndetit: "Ec në vendin tënd deri në përjetësi dhe vazhdo të kryesh detyrimet. Kjo shtëpi është e jotja dhe jeto në të me shëndet!"
KURA E NJËZETË
O ti i sëmurë që përpiqesh për t’u shëruar!
Sëmundja ndahet në dy lloje: Njëra është e vërteta dhe tjetra iluzioniste. E vërteta kurohet me barnat me të cilat Zoti që është shërues i vërtetë), ka mbuluar sipërfaqen e tokës, që është një barnatore gjigande. Aty ndodhen të gjitha llojet e ilaçeve që i përshtaten çdo sëmundjeje. Çdo sëmundje ka ilaçin e vet. Çdo njeri ka të drejtë të vrapojë pas një lloj ilaçi, sipas nevojës që ka. Efektin e vërtetë të ilaçeve që ka përgatitur Zoti xh.sh. për sëmundjen tënde, duhet ta kërkosh tek Shëruesi i Vërtetë. Siç i bën lehtësim çdo brenge, po ashtu Ai sjell edhe ndikimin e mjekimit. Në mënyrë të rëndësishme është theksuar se sëmundjet në të shumtën e rasteve vijnë prej moszbatimit të këshillave të mjekut, mos mbajtja e dietës dhe nga abuzimet. Në të vërtetë, një mjek besimtar të sëmurëve të vet u jep këshilla të vlefshme. Ai i ndalon ato nga abuzimet dhe shpërdorimet e pakufishme dhe i ngushëllon shpirtërisht. I sëmuri këtij lloj mjeku duhet t’i besojë, që sëmundja t’i lehtësohet. Ai qetësohet dhe kalon në gjendje normale.