Duke pasur këto shanse të mëdha, pse ky njeri të ngrejë kryet lart dhe të shpërndajë Mirësinë dhe Lartësinë, që i ka dhënë Krijuesi i Madhëruar? Ai i ka dhënë një sëmundje për ta zgjuar, që të mos i ikin këto Mirësi. A ka të drejtë të ankohet dhe të mos durojë ky njeri? "Oh, ç’bëra! Oh, ç’më gjeti!", të kritikojë Zotin, që është Krijuesi dhe Pronari i kësaj krijese të lartë? Kjo është më tepër sëmundje shpirtërore, se sa fizike. Kjo lloj ankese, sëmundjen e shndërron dhe e zgjat. Kjo i ngjet një të çmenduri pa duar, që kërkon të rrahë një njeri normal.
Me fshehtësinë e këtij ajeti:
4)“Të cilët kur i godet ndonjë e keqe thonë: Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi.”
I mençur është ai që duron sëmundjen deri në fundin e saj, duke falenderuar dhe u mbështetur tek Zoti xh.sh..
KURA E NËNTËMBËDHJETË
Të gjithë Emrat e Bukur të të Madhërismit, tregojnë se cilësia më e mirë dhe më e bukur e qënieve është jeta dhe gjallëria. Pasqyra e të bukurit është e bukur. Njeriu, pasqyra e All-llahut, zbukurohet kur e tregon më pastër dhe më qartë Hijeshinë e Përsosmërisë së të Bukurës. Bukuria është dhuratë e Krijuesit dhe Ai çdo gjë e ka krijuar të bukur. Çdo gjë që vjen prej Krijuesit të Bukur, patjetër është e bukur.