Ngushëllimi Dhe Shpresa Për Të Sëmurët | Ngushëllimi Dhe Shpresa Për Të Sëmurët | 20
(1-31)

Vetëm në këto kondita ai e ndjen të nevojshme të vizitojë vëllezërit e vet të sëmurë, i nderon dhe i mëshiron me dhimbjen që ndjen për ta. Besimtarët që vijnë ta ngushëllojnë ose ta ndihmojnë, pasi u vjen shëndeti ai mundohet t’u përgjigjet me cilësitë e fesë islame, siç janë nderi dhe mëshira. Kush më mirë se i urituri ia di hallin të uriturit? Po kështu i sëmuri ia njeh shqetësimet të sëmurit. Kush i bën vizitë të sëmurit, e ngushëllon dhe i jep zemër atij, fiton sevap(mire si) të madhe. Pejgamberi a.s. ka thënë: "Të sëmurin shko e shihe, se sevape fiton".

KURA E SHTATËMBËDHJETË

O ti i sëmurë që vuan për shkak se s’je në gjendje t’i bësh mirë askujt!

Ti falendero, se Zoti me sëmundjen që të ka dhënë, po të hap derën e mirësive të vërteta dhe të sinqerta! Njeriun (i afërm, infermier apo mjek) që i shërben të sëmurit, duke u kujdesur për të, për hirë të Zotit, vuajtjet e të sëmurit e bëjnë atë të fitojë mirësi të mëdha. Sëmundja si një lutje ndaj Zotit pranohet. Pra, përkujdesja ndaj të sëmurëve është një mirësi e madhe dhe e rëndësishme. T’ua dish hallin të sëmurëve, t’i pyesësh ata për shqetësimet, është një mirësi e madhe dhe një urdhër i Pejgamberit tonë. Ky veprim bëhet shkak për të pakësuar mëkatet e tua, në qoftë se ke të tilla.

Në hadithin e Pejgamberit a.s. thuhet: "Meritojeni duanë, lutjen e të sëmurëve, sepse lutja e tyre pranohet, veçanërisht, kur është prej të afërmëve, si babai ose nëna. Me shërbimin ndaj tyre ke bërë një mirësi të madhe dhe të rëndësishme. Mundohu ta mbushësh zemrën e të sëmurit, t’i japësh ngushëllim, se kështu fiton një mirësi dhe një sevap "sadaka".

Nuk ka ze