KURA E DYMBËDHJETË
O ti i sëmurë që dëshpërohesh nga dobësia e shëndetit dhe mosbërja e adhurimit (ibadetit) ndaj Zotit!
Ti duhet të dish se Pejgamberi a.s. në një hadith ka theksuar: "Besimtari i devotshëm që s’ka mundur të bëjë adhurimin e zakonshëm për shkak të sëmundjes, pa mangësi e fiton Mirësinë e Adhurimit ndaj Zotit". Një i sëmurë, nëse i fal farzet që janë caktuar nga Zoti duke bërë durim, fiton mirësi (sevape). Boshllëkun e mirësive të synnetit e plotëson sëmundja.
Sëmundja i tregon njeriut dobësinë dhe varfërinë e tij. Me një mendje të zgjuar, me gojën e dobësisë dhe gjuhën e varfërisë, pa ndërprerë ai vazhdon lutjet ndaj Zotit. Zoti i ka dhënë njeriut një dobësi dhe varfëri të paskajshme, gjersa të vazhdojë lutjet dhe të mbështetet tek Mëshira e Tij.
2)“Thuaj! Zoti im as nuk do të kujdesej për ju sikur të mos ishe lutja juaj”
Domethënë, All-llahu i Madhërishëm me sekretin e këtij Ajeti Famëlartë, lutjen e quan si një arsye të vlerësimit të njeriut dhe fakt të krijimit.
Këto lutje të sinqerta njeriut, më së miri ia garanton sëmundja. Sëmundja në vetvete duhet të shërbejë jo si shkak për t’u ankuar, por për të falenderuar Zotin xh.sh.. Për shkak të sëmundjes të është hapur burimi i lumturisë. E këtë e sjell lutja. Prandaj lutjet dhe falenderimet ndaj Zotit, Mëshiruesit të Madh, duhet t’i vazhdosh edhe pasi të jesh shëruar.